Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për shefin e sigurisë së bankës, e cila u grabit në zemër të kryeqytetit të shtunën e kaluar. Gjykata e argumentoi masën e sigurisë të dhënë ndaj Florian Skarrës, se ai ka pasur për detyrë që të garantojë sigurinë e objektit ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë, në seancën e zhvilluar dje, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të drejtorit të filialit të bankës Luigj Gjonaj, ndërsa hetimi ndaj tij do të vazhdojë në gjendje të lirë me masën “detyrim paraqitjeje”, dy herë
në muaj. Masa e dhënë ndaj tij, u argumentua nga gjyqtarja Rexhina Merlika me faktin se posti i tij nuk kishte detyrë funksionale të kontrollonte perimetrin e brendshëm dhe të jashtëm të bankës në rastet e rënies së alarmit. Gjykata ka thënë se shefi I sigurisë Florian Skarra, i cili mbeti në arrest me burg, ka patur për detyrë që të verifikonte arsyen e rënies së alarmit dhe të garantonte sigurinë e objektit, e cilanuk është kryer në këtë rast, duke sjellë më pas edhe grabitjen e bankës.
Deklarata
Dy të akuzuarit janë shprehur para gjykatës se, pavarësisht rënies së alarmit, fakti që dera e dhomës së kasafortës ishte e paprekur ka bërë që të mos dyshojnë se mund të çahej muri prej
betoni. Po ashtu, ata janë shprehur se alarmi i bankës ka rënë edhe në raste të tjera nga faktorë të ndryshëm të jashtëm si zhurma apo tronditje. Ndaj edhe kanë menduar që në këtë rast të ketë ndodhur po e njëjta gjë. Sapo kanë bërë një kontroll me sy të lirë, drejtori i bankës dhe shefi i sigurisë janë larguar. Ndërkohë, nga hetimet e deritanishme, mësohet se autorët e kësaj grabitjeje, kanë përdorur materiale kimike për të hapur murin e betonit të dhomës kasafortë, si dhe një krik hidraulik me shtytje, për të shmangur zhurmat. Ndërkaq, burimet thonë se brenda dhomës kasafortë, autorët kanë përdorur edhe pasqyrat për kamerat, në mënyrë që këto të fundit të filmonin vetveten. Incidenti në seancë Në momentin kur gjyqtarja e çështjes Rexhina Merlika, sapo i ka komunikuar masën “arrest me burg”, shefit të sigurisë së bankës Florian Skarra, një incident
ndodhi ndërmjet gjyqtares dhe një prej familjarëve të tij. Bashkëshortja e Skarrës pa u mbyllur ende seanca, ka vrapuar para gjyqtares me lot në sy, duke i kërkuar llogari për masën e sigurisë së dhë në ndaj bashkëshortit të saj. Ndërsa më pas, gjyqtarja me ton të ashpër i kërkoi sigurisë së gjykatës ta nxirrte jashtë gruan që i shkoi pranë. Ndërkohë që, hetimet po vijojnë dhe, jo zyrtarisht bëhet e ditur se grabitësit kanë marrë mbi 21 milionë lekë, ndërsa policia dyshon se 3 persona gërmuan plot dy netë poshtë një bodrumi i cili më parë kishte shërbyer si lokal nate, për t’ia arritur më pas qëllimit të tyre. Gjithashtu, pamjet filmike të një kamera të instaluar në dhomën e kasafortës së bankës, janë prova kryesore e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës për zbardhjen e grabitjes. Filmimet e regjistruara nga kjo kamera tashmë janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë. Në ambientin bodrum që më parë ka shërbyer si lokal nate, burimet nga policia kanë bërë të ditur se grabitësit kanë hapur dy vrima. Në njërën prej tyre, ata kanë hasur vështirësi në hapje, ndërsa janë detyruar të hapin një tjetër vrimë, e cila i ka futur direkt në dhomën kasafortë të bankës. Në vendin ku janë kryer punimet, policia bën me dije se janë gjetur mjetet me të cilat grabitësit kanë punuar për dy netë me radhë. Ata i kanë lënë aty ato mjete, duke marrë vetëm paratë që ndodheshin në dhomën kasafortë duke u larguar më pas në drejtim të paditur.
Avokati: Askush nga të arrestuarit nuk ka faj
Në lidhje me këtë çështje është shprehur edhe avokati i shefit të sigurisë së bankës, Marash Ibraj. Ky i fundit është shprehur se as Luigj Gjonaj dhe as Florian Skarra nuk duhet të ishte arrestuar për këtë grabitje. Ai thotë se nuk është përgjegjësi e tyre se hyjnë grabitësit nga bodrumi dhe marrin lekët. Më tej, Ibraj ka shtuar se Gjonaj dhe Skarra nuk kishin akses në hapjen e derës së kasafortës së bankës, që ta hapnin dhe ta shikonin, pasi ajo hapet vetëm me komision. “Kësaj i thonë të të vjedhin paratë dhe të arrestohet i zoti i shtëpisë. Si mund të arrestohen ata të dy, kur grabitja është kryer nga bodrumi. Kush e ka ditur që aty pushtë ishin grabitësit dhe po gërmonin dhe më pas nuk kanë vepruar. Është e vërtet që ka rënë alarmi, por nuk është konstatuar asgjë. Ata kanë hyrë të dy duke bërë një kontroll me sy të lirë, kanë parë edhe derën e kasafortës që ishte e mbyllur dhe kanë dalë. Nuk është se ata kishin dijeni dhe nuk vepruan”, është shprehur avokati./Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë