Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, i ka dorëzouar pesë pengje Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në dy lokacione në Rripin e Gazës në kuadër të shkëmbimit të shtatë sipas marrëveshjes së armëpushimit të 19 janarit.
Dy pengje u liruan në Rafah në jug të Gazës, respektivisht Tal Shoham si dhe Avera Mengistu, që u kap në vitin 2014 në rrethana misterioze pasi hyri në Gaza.
Më vonë, Hamasi liroi tre pengje të tjera izraelite në Nuseirat të Gazës qendrore, respektivisht pengjet Eliya Cohen, Omer Shem-Tov dhe Omer Wenkert.
Dhe së fundmi u lirua edhe pengu i gjashtë, Hisham Al-Sayed, shkruan AA, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se përfaqësuesit e Kryqit të Kuq nënshkruan një protokoll zyrtar transferimi me Al-Qassam.
Ushtria izraelite konfirmoi pranimin e pengjeve, duke njoftuar se ata janë rrugës për në Tel Aviv ku do t’i nënshtrohen një vlerësimi fillestar mjekësor.
Ndërsa në këmbim të gjashtë pengjeve izraeite do të lirohen 602 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.
Ndryshe, Hamasi ka deklaruar se është gati për të kaluar në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, duke përsëritur se përfundimi i shkëmbimit të pengjeve varet nga respektimi i plotë i Izraelit ndaj kushteve të marrëveshjes.
Raportohet se armëpushimi trefazor hyri në fuqi muajin e kaluar, duke ndalur luftën e Izraelit, e cila ka vrarë më shumë se 48,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit