Liria ka shënuar fitore në kuadër 24 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Prizrenasit triumfuan si mysafirë në stadiumin “Xhemail Ibishi” kundër Flamurtarit me rezultat 2-1.


Te dyja skuadrat arritën të tundin rrjetën e ekipeve kundërshtarëve në 45 minutshin e parë të ndeshjes.

Elvis Kaja kaloi në epërsi “Arpagjik’t” 1-0 pas goditjes së topit me kokë në të 14 minutë të takimit, por asistimi i Meriton Korenicës ishte edhe më i bukur.

Dhjetë minuta para përfundimit të pjesë së parë më së miri në zonën e rreptësisë së bardhezinjve u gjend Valton Zeqaj, e cili arriti të realizoi gol me kokë pas rivënies këndore.

liria 1

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi arritën të realizonin edhe golin e dytë që i solli tre pikë të vlefshme në luftën për titullin e kampionit.

Ishte sulmuesi Toungara që asistoi për mrekulli në të 66 minutë te sulmuesi Artur Magani, i cili pa menduar dy herë shënoi gol.

Zene Gavazaj pati rast ideal dy minuta para përfundimit të takimit të shënonte golin e tretë për mysafirët, por nuk u tregua i saktë para portës së kuqezinjve.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të prizrenasve me rezultat 2-1.

Pas kësaj, Liria zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 41 pikë ndërsa Flamurtari zbret në pozitën e 11 me 14 pikë. /Telegrafi/

zzz

telegrafi sport app