LAJMI I FUNDIT:

Liria e Mediave përkeqësohet në botë, ja ku radhitet Maqedonia

Liria e Mediave përkeqësohet në botë, ja ku radhitet Maqedonia

Reporterët pa Kufi (RPF) e kanë publikuar raportin më të ri të lirisë së mediave ku thuhet se situata nuk ka qenë kurrë më kërcënuese se tani në ”periudhën e re të pas të vërtetës së lajmeve të rrejshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti i Indeksit të Lirisë së Medias në Botë, që e përgatit RPF-ja, thotë se liria e mediave është minuar nga rritja e mbikëqyrjes dhe autoritarizmit në botë.

Liria e Mediave është në rrezik ose në ”një situatë mjaft serioze” në 72 vende të botës, përfshirë Rusinë, Indinë, dhe Kinën, thotë raporti në fjalë.


Në pesëshen e parë për nga Liria e Mediave janë vendet skandinave, kurse lista mbyllet me pesëshen ku bëjnë pjesë Kina, Siria, Turkmenistani, Eritrea dhe Koera e Veriut.

Nga vendet e Ballkanit, keq të ranguar janë Maqedonia që radhitet në vendin e 111-të, pastaj Bullgaria, Mali i Zi, Greqia, Kosova, Shqipëria, Kroacia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Rumania dhe Sllovenia. Rangimin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori