LAJMI I FUNDIT:

Lira turke bie pas shkarkimit të guvernatorit nga presidenti Erdogan

Lira turke bie pas shkarkimit të guvernatorit nga presidenti Erdogan

Monedha turke ra për 14 për qind, pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore në fundjavë.

Naci Agbal u cilësua si forca kryesore pas rritjes së lirës nga nivelet e ulëta historike.

Erdogan e shkarkoi atë të shtunën, vetëm katër muaj pas emërimit.


Për vendimin nuk u dha asnjë arsye, por ai ndodhi vetëm një ditë pasi Banka Qendrore rriti ndjeshëm normën kryesore të interesit, për herë të tretë në pesë muaj – nga 17 në 19 për qind – në përpjekje për të kontrolluar inflacionin dyshifror.

Protesta e transportuesve të udhëtarëve dhe pezullimi i përzgjedhjes së kryeshefave ekzekutiv – top ngjarjet e javës në ekonomi
Lexo po ashtu Protesta e transportuesve të udhëtarëve dhe pezullimi i përzgjedhjes së kryeshefave ekzekutiv – top ngjarjet e javës në ekonomi

Rritja e normës së interesit ishte mirëpritur nga tregjet, por ishte kundër pikëpamjes së Erdoganit, se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion.

Në vend të Agbalit, Erdogan emëroi ish-ministrin e Financave, Sahap Kavcioglu, njëherësh ish-ligjvënës i partisë në pushtet.

Kjo rriti shqetësimet e investitorëve për ndërhyrjen e mundshme të politikës në çështjet monetare.

Dobësimi i lirës mund ta përkeqësojë inflacionin, pasi Turqia, për sektorin e saj industrial, varet nga importimi i energjisë dhe mallrave me çmim në dollarë. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori