Ky liqen Himalajan fsheh një sekret mjaft të errët. Zbulimi i frikshëm u bë në vitet 1940, por misteri u zgjidh në shekullin 21.
Roopkund – Roopkund, i njohur gjithashtu si Liqeni i Skeletit ose Liqeni i Misterit, është një liqen akullnajor në Indi. Liqeni ndodhet afër fshatit Wan në rrethin Chamoli të Uttarakhanin, në Himalaje. Ai është mbuluar nga dëbora për rreth tetë muajt e vitit.
Zbulimi i frikshëm – Më 1942, një roje pyjore britanike bëri një zbulim makabër: një liqen i ngrirë, plot kocka njerëzore! Por situata do të bëhej edhe më e çuditshme. Ndërsa akulli shkrihej gjatë verës, liqeni zbuloi edhe më shumë skelete.
Hetimi britanik – Lufta e Dytë Botërore ishte në vazhdim e sipër në atë kohë dhe qeveria britanike dyshonte se këto ishin mbetje të ushtarëve japonezë që vdiqën gjatë rrugës për një pushtim tokësor. Qeveria britanike dërgoi një ekip hetuesish në Roopkund. Të shkuar ata arritën në përfundimin se kockat ishin shumë të lashta për të qenë të ushtarëve japonezë.
Misteri – Shumë teori u ngritën në atë kohë, duke përfshirë një rrëshqitje toke, epidemi, apo edhe vetëvrasje rituale si shkaku i gjithë atyre vdekjeve. Në vitin 2004 u organizua një ekspeditë në Roopkund me qëllim të qartë për të zgjidhur misterin. U konstatua se skeletet datonin rreth vitit 850 pas Krishtit. Kushtet e motit lokal bënë të mundur zbulimin e qimeve, mishit dhe madje edhe rrobave të viktimave, të ruajtura në gjendje të mirë.
Testet e ADN-së- Nga mbetjet u identifikuan dy grupe njerëzisj. Njëri ishte një grup individësh të lidhur ngushtë, të cilët mund të ishin familje ose fis. Grupi tjetër ishte i përbërë nga individë të vdekur rretH 200 vjet më parë, me prirje gjenetike me mediteranët lindorë. Besohet se kockat u përkasin pelegrinëve, që po kalonin malet me ndihmën e udhëzuesve lokalë.
Si vdiqën? -Pavarësisht nga shumë teori të parashtruara, ekzistonte vetëm një emërues i zakonshëm në të gjitha kafkat: ato ishin të plasaritura. Çarjet në kafkë ishin të thella. Supet gjithashtu paraqisnin plagë. Përfundimi ishte se breshri ishte shkaku i vdekjes. Stuhi të dhunshme dhe të papritura goditën njerëzit dhe i vranë ata. Duke qenë të paaftë për t’u fshehur, pelegrinët dhe vendasit ashtu u goditën nga kokrrat e mëdha të breshrit deri në vdekje.
Kënga e lashtë -Tekstet e një kënge të lashtë popullore Himalajane tregojnë historinë e një perëndeshë, e cila u zemërua aq shumë kur shenjtërorja e saj u dëmtua nga të huajt, saqë ajo i vrau me breshër.
Nanda Devi Raj Jat- Nanda Devi Raj Jat është një festival kushtuar adhurimit të perëndeshës Nanda Devi. Roopkund ndodhet në rrugën e pelegrinazhit të Nanda Devi Raj Jat. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Imamoglu akuzohet për krim të organizuar – tenderë të manipuluar, kërcënime dhe ryshfet

Premtoi dhe e realizoi, administrata Trump publikon dokumentet sekrete të vrasjes së John Kennedy

Vazhdimi i grusht-shtetit në Bosnje: Ligjet e reja për policinë kufitare të Republikës Serbe

Autoritetet turke arrestojnë kryebashkiakun e Stambollit, rivali kryesor i Erdoganit

Zelensky: Putin hoqi dorë nga propozimi i armëpushimit të plotë dhe sulmoi infrastrukturën civile

A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?

Zelensky reagon pas telefonatës Trump-Putin

Çfarë duhet të dini për bisedën telefonike Trump-Putin?

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin