Ka përfunduar ndeshja e parë në Ukrainë për Liqenin, ku ka marr një fitore të vlefshme me rezultat 6-4 ndaj FC United Galati.

Ishte një ndeshje tejet e fortë, ku pjesa e parë nisi për mrekulli për Liqenin që shënuan me tre gola njëpasnjëshëm me Taulant  Ismailin 10', Camilob 14' dhe Arbër Shkodrën 16'.


FC Galati e bëri më interesante ndeshjen, ku shënoi dy gola të shpejtë në minutat 19' e 20'.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-2 në të mirën të Liqenit.

Pjesa e dytë nuk nisi ashtu siç duhet për Liqenin, pasi rumunët shifrat në 3-3 qysh në minutën 22'.

Bukur dhe me klas u përgjigjën Arbër Shkodra 24' dhe Yulian 26', për të rikthyer epërsinë prej dy golash në 5-3.

Kundërshtarët nga Rumania ngushtuan epërsinë në 5-4 me një gol nga ndërprerja në minutën 33', por për të mos pasur befasi nga kjo ndeshje u përkujdes Camilo kur në minutën e 36' të takimit riktheu sërish epërsinë prej dy golash.

Pas kësaj fitoreje Liqeni tani luan me nikoqirët ukrainas të FC Uragan. /Telegrafi/

telegrafi sport app