Marcello Lippi beson se mungesa e lojtarëve 'të jashtëzakonshëm' ia ka shkaktuar këtë krizë Interit.

Interi ishte i pamposhtur për katër muajt e parë të sezonit, derisa një humbje 3-1 ndaj Udinesit solli një krizë te klubi që pastaj bëri tetë ndeshje pa një fitore radhazi.


Këto dështime kanë bërë që Interi seriozisht të rrezikojë pozitën që i dërgon në Ligën e Kampionëve, edhe pse ende gjenden në pozitën e katërt.

"Unë e kuptoj pakënaqësinë e tifozëve: edhe këtë sezon, pas një starti të madh, kanë rënë", ka thënë fillimisht Lippi për Gazzetta dello Sport.

inter 1

"Spalletti kishte krijuar hamendje të mira psikologjike, por le të jemi të sinqertë: Icardi, i shënon 90 për qind të golave të tyre".

"Ata kanë lojtarë të mirë, por jo të jashtëzakonshëm".

"Lidhur me komentet e Spalletti ndaj tifozëve, nuk duket asgjë e re për mua", përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Interi ka tetë ndeshje pa fitore në Serie A, ndërsa pret t'i kthehet fitoreve në ndeshjen e fundjavës ndaj Bolognas. /Telegrafi/

telegrafi sport app