Burhan Fazliu është banor i Kumanovës dhe në këtë qytet ka lindur në vitin 1984. Edhe pas 36 viteve ai nuk ka shtetësi të Maqedonisë. Shpjegon se prindërit e tij në vitin 1960 në kohën e Jugosllavisë, nga Serbia janë shpërngulur në Kumanovë.
Burhani thotë për ALSAT se disa herë i ka dorëzuar dokumentet në polici por nuk ka marrë përgjigje. Shton se në vitin 2001 në vend që ti përgjigjen për nënshtetësinë, autoritetet e MPB-së e kanë njoftuar se i kanë humbur dhe e kanë lutur ti bëjë prej fillimi. Deklaron se ka librezat e shkollës “Bajram Shabani”, certifikatë të lindjes, numër amëz, fletë pronësitë e shtëpisë dhe tokave por edhe dokumente të gjykatës që nuk është i dënuar ose që nuk është shtetas i Serbisë. Por thonë se në MPB i kërkojnë dokumente të cilat nuk ka si ti sigurojë.
“Më kërkojnë dokumente që nuk mund t’i posedoj. Që janë prej Serbie të ardhura në Maqedoni, por në Maqedoni janë që 60 vite prindërit janë edhe shtetas të Maqedonisë, janë edhe motrat, vëllezërit, gjithë familjet, vetëm unë nuk e posedoj nënshtetësinë, e kam librezën e doktorit, e kam librezën e shkollës, e kam certifikatën e lindjes, i kam të gjitha dokumentet që i posedon Maqedonia, kurse të Serbisë nuk kemi asgjë ne, përveç prindërve që kanë lindur në Serbi”-tha Burhan Fazliu, qytetar.
Burhani thotë se pa dokumente është i bllokuar dhe i kufizuar në jetën private. Për rastin e Burhanit u interesuam edhe në MPB. Nga policia na u përgjigjën se Burhani është i lindur në Kumanovë por nuk ka prejardhje nga Maqedonia.
“Personi Burhan Fazlieviq i lindur më 05.01.1984 në Kumanovë, nuk është me prejardhje shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriu dhe deri më tani nuk ka dorëzuar kërkesë për t’u bërë shtetas dhe nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë në Veriut. Nëse dëshiron të marrë nënshtetësi, duhet që në Sektorin për çështje juridike në Kumanovë, personalisht të dorëzojë kërkesë.
Nga MPB po ashtu njoftojnë se për momentin veprojnë për 2439 kërkesa të qytetarëve të cilët dëshirojnë të marrin nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
https://www.youtube.com/watch?v=yvNFDMdiKz8&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë