Aktorja e njohur amerikane Lindsay Lohan ka deklaruar se ajo “më nuk është e famshme” në Los Axhelos dhe se ndihet në “siklet” për shkak të fëmijërisë së saj të egër.

Aktorja 29 vjeçare, e cila këtë javë është shpërngulur në shtëpinë e re në Londër me të dashurin e saj Egor Tarabasov, është duke u përpjekur që të jetojë “normal” dhe reputacionin e saj në lidhje me problemet me ligjin dhe substancave narkotike, e ka lënë pas vetes.


Lindsay Lohan ka postuar edhe një fotografi në Instagram, në të cilën shihet se ajo ka vënë një qese prej letre në kokë me mbishkrimin “Nuk jam më e famshme”.

Këtë gjest edhe ka bërë më parë edhe aktori famëkeq Shia LaBeouf gjatë një ngjarjes në tepihun e kuq.