Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar ditën e çlirimit të komunës së Malishevës.

Limaj ka thënë se sot të gjithë malishevasit festojnë përvjetorin jubilar, 20-vjetorin e Çlirimit si dhe Ditën e Dëshmorëve.


“Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë me pietet të lartë dëshmorët dhe martirët jo vetëm të Komunës së Malishevës, por të të gjithë kombit. Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

"Të nderuar bashkëvendës Sot, është një ditë e veçantë për qytetarët e Komunës së Malishevës. Sot të gjithë malishevasit festojnë përvjetorin jubilar, 20-vjetorin e Çlirimit si dhe Ditën e Dëshmorëve. Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë me pietet të lartë dëshmorët dhe martirët jo vetëm të Komunës së Malishevës, por të të gjithë kombit. Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës mbetet udhërrëfyesi ynë për të punuar edhe më shumë për ta forcuar shtetin e Kosovës. Urime Dita e Çlirimit!", ka shkruar Limaj. /Telegrafi/