Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj në orët e pasdites ka uruar për Ditën e Clirimit. Duke uruar nëpërmes rrjetit social Facebook, Limaj ka kujtuar dëshmorët e kombit, si dhe ka shprehur mirënjohje për trupat e NATO-s.

Limaj është politikani i parë që uron ditën e Çlirimit.


Postimi i Limajt në Facebook: Urime Dita e Çlirimit Kosovë! 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar! Në këtë ditë të madhe, si çdo ditë tjetër, edhe sot kujtojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve tanë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Kujtojmë me plotë mirënjohje edhe trupat e NATO-s, të cilët në momentet më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në vendin tonë.