LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të sjellë paqe dhe perspektivë për dy vendet

Limaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të sjellë paqe dhe perspektivë për dy vendet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit të Kosovës për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e tanishme, me theks të veçantë dialogun Kosovë-Serbi.

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror e ka informuar zyrtarin gjerman për punën e këtij delegacioni si dhe platformën për dialog me Serbinë.


Limaj ka thënë se kjo platformë do ta paraqesë zërin unik të Kosovës dhe do ta reflektojë vizionin dhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë.

“Ishte konkludim i përbashkët që marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të sjellë paqe e stabilitet në këtë pjesë të rajonit dhe të hapë perspektivë evropiane për të dy vendet”, ka thënë Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori