Limaj: Baca Hilmi i dha shumë Kosovës
Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Haradinaj, për vdekjen e Hilmi Haradinajt.
Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës”.
Posti i plotë i Limajt: “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi. Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës se tij! Pusho i qetë baca Hilmi! FL”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























