Lilian Thuram, baba krenar – ai filmoi dy djemtë e tij duke u nisur në grumbullim me Francën

Nënkampionët aktual të botës, Franca, u mblodhën dje para fillimit të kualifikueseve për Euro 2024.
Trekolorët hapin ciklin me Holandën dhe vetëm tre ditë më vonë luajnë jashtë vendit me Irlandën.
Francezët janë mbledhur tradicionalisht në Clairefontaine, ku do të përgatiten për fillimin e kualifikueseve dhe përzgjedhësi Didier Deschamps ftoi vëllezërit Thuram, djemtë e ish-bashkëlojtarit të tij Lillian Thuram.
Më i madhi Marcus (25 vjeç) është anëtar i Borussia Monchengladbach, që ka tre vjet në ekipin kombëtar, ndërsa tani vëllai i tij katër vjet më i vogël Khephren, mesfushor i Nice, ka marrë ftesë.
Vëllezërit Thuram u shoqëruan me krenari në mbledhjen e kombëtares nga babai i tyre Lilian, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në 1998.
Lilian Thuram luajti 142 ndeshje për Francën dhe shënoi vetëm dy gola.
Ai i shënoi të dy golat në gjysmëfinalet e Kupës së Botës kundër Kroacisë, kur fituan 2-1 dhe më pas arritën titullin e parë të kampionatit botëror ndaj Brazilit.
Babai krenar filmoi kur shoferi erdhi për të marrë Marcus dhe Khephren, dhe më vonë i postoi të gjitha në rrjetet sociale. /Telegrafi/



















































