Lil Vlora, e cila për publikun dikur mbahej mend si një nga reperet e para shqiptare, tani prej vitesh nuk është më aktive në muzikë.

Ajo ka ndërruar profesion, duke u bërë një estetiste dhe prej vitesh ka hapur qendrën e saj “Beauty Lil” në Zvicër.


Lil Vlora në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se me çfarë merret tani dhe sa ka ndryshuar jeta e saj me profesionin e ri.

274309310 249681494019069 1822009729739261007 n Foto: Lil Vlora/Instagram

“Unë ka disa vite që merrem me estetikë dhe jam fituese e një sërë çmimesh në Evropë për punën që bëj. Një herë kam përfaqësuar Zvicrën në një konkurs estetike në Austri dhe kam marrë vendin e parë”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Estetistja nga Kosova thotë se e filloi këtë punë pasi përfundoi studimet dhe trajnimet e duhura në këtë drejtim, gjersa me kërkesën e klientëve, punon edhe në Prishtinë.

“Punoj prej gjashtë vitesh në këtë profesion, për çka edhe kam përfunduar shkollimin këtij në Zvicër. Punoj edhe në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë”, tha tutje ajo.

274416937 1127058391467896 4829286179184124057 n Foto: Lil Vlora/Instagram

Lil thotë se në qendrën e saj mund të bëhen trajtime nga më të ndryshme, ku edhe çmimet janë të leverdishme për ata që e vizitojnë.

“Bëjmë trajtime nga më të ndryshmet për buzë, mollëza dhe gjithçka që përfshin estetikën. Punojmë me produktet më të shtrenjta në botë, ndërkohë që çmimet janë vërtetë të arsyeshme për xhepin e shqiptarëve”, theksoi ajo.

Nga fotografitë që publikon në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ish-reperja mund të shihet se ka punuar me një numër të madh fytyrash publike nga estrada shqiptare. /Telegrafi/

274273941 299782692142390 4116648488694755807 n

274207114 257960879828693 8302165268674597420 n

274538205 626981141725306 800145950413739942 n

274228372 989449881659381 8005671558500823262 n

274383231 480202803557434 5710073509593353892 n

274211051 3167461010156175 7722407494045772637 n

274168689 245731147649070 69772206386317305 n

274353287 254436583521033 1910783242038214134 n