LAJMI I FUNDIT:

Likaj: Fëmijët deri në 10 vjeç mund të mos i bartin maskat

Likaj: Fëmijët deri në 10 vjeç mund të mos i bartin maskat
Foto: Ridvan Slivova

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me COVID-19, tha se tashmë ka një situatë më të qetë epidemiologjike, por paralajmëroi se do të tregohen të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID, kurse sa i përket bartjes së maskave, gjatë konferencës për medie u bë e ditur se fëmijët deri në moshën 10 vjeçare mund të mos i bartin maskat.

Zemaj tha se fal punës së përbashkët të të gjitha institucioneve situata tani është më të qetë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Foto: Ridvan Slivova

“Kërkojmë rritje në efektin për zbatueshmërinë e masave të reja dhe ky bashkëpunim të jetë reciprok. Unë kërkova që çdo kush ta bëjë punën në terrenin e vet, ta vazhdojmë ta mbajmë trendin. Ne duhet të vazhdojmë në zbatueshmërinë e masave, duhet të ecim me një ecje të kujdesshme. Mbarëvajtja e mësimit, kthimi i shërbimeve specialistike në QKUK. Qeveria e Kosovës do të mundohet të mbulojë dëmet ekonomike. Deputetët ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Të përgatitemi për çfarëdo situate”, tha Zemaj.


Sa i përket udhëzimit të lëshuar nga MSH ku fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos mbajnë maska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se ende nuk e kanë dorëzuar një vendim të tillë në shkollat e Kosovës.

“Ende nuk e kemi dorëzuar vendimin në shkolla. Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare nëse munden i bartin maskat, por është në mënyrë vullnetare, mund edhe të mos i bartin”, tha Likaj.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, Foto: Ridvan Slivova

Për më tepër, Zemaj tha se do të ketë një mbikëqyrje strike ndaj të gjithë atyre që shkelin masat kundër përhapjes së sëmundjes së rrezikshme./Telegrafi/