Lija e Majmunit, Vishaj: Klinika Infektive është përgatitur, nuk përhapet me shpejtësinë e COVID-it
Kosova ende nuk ka regjistruar asnjë rast të prekur nga Lija e Majmunit, një sëmundje e re e cila ka prekur shumë vende të botës, por në Klinikën Infektive tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për trajtimin e pacientëve të mundshëm të prekur me këtë sëmundje.
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, deklaroi për KP se është evidente që edhe për Kosovën ekziston rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje.
Vishaj u shpreh se kjo sëmundje nuk përhapet shpejt sikurse COVID-19, prandaj ekzistojnë kapacitetet e nevojshme për ballafaqim me këtë sëmundje
“Jemi duke e ndjekur situatën me një vëmendje të veçantë. Edhe Kosova është pjesë e Evropës dhe mundësia e ardhjes së pacientëve me Lijën e majmunit është e mundur.
Për këtë arsye Klinika Infektive ka marrë të gjitha masat e duhura përmes një plani të veprimit në rast të ardhjes së ndonjë pacienti eventual… Ndonëse është një sëmundje e re, por në aspektin e infrastrukturës kemi një infrastrukturë të domosdoshme për trajtimin e këtyre pacientëve dhe jemi duke shikuar protokollet dhe rekomandimet të cilat dalin për trajtimin e pacientëve të tillë dhe në bazë të të dhënave që i kemi ne jemi të gatshëm që t’i aplikojmë në përpikëri protokollet të cilat jepen nga institucionet e duhura…
Situata është e qetë në Kosovë, nuk kemi raste edhe nëse ndodh të kemi mendohet se kjo sëmundje nuk përhapet shpejt në popullatë dhe kapacitetet tona, qoftë infrastrukturore, qoftë me staf, janë të mjaftueshme që të përballen me këtë sëmundje”, theksoi ai.
Si sëmundje e cila është karakteristikë e vendeve të Afrikës Qendrore, infektologu Vishaj tha se Lija e Majmunit rrezikon çdo moshë apo person që ka kontakt të afërt me personat apo kafshët e infektuara.
Ai shtoi se deri në këto momente përhapja më shumë është vërejtur tek homoseksualët dhe biseksualët.
“Kjo sëmundje përhapet përmes kontakteve të afërta duke rënë në kontakt me pacientë që janë në fazën e viremisë, apo pacientët e infektuar, ose duke rënë në kontakt me majmunët, produktet e tyre ose të brejtësve në zonat endemike…
Është e vërtetë në bazë të të dhënave që i kemi marr është folur se në dy vende në Belgjikë dhe Spanjë ka pasur organizim të grumbullit të madh të njerëzve të komunitetit LGBT dhe tek këta ka pasur raste, tek biseksualët dhe homoseksualët të cilët është paraqitur kjo formë, por ende nuk ka një vendim të plotë dhe definitiv që na tregon se cilat mosha janë më tepër dhe arsyen e një përhapje të tillë në këto vende”, theksoi Vishaj për KosovaPress.
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj beson që nuk do të ketë nevojë për vaksinim masiv ashtu siç ndodhi me pandeminë COVID-19.
“Medikamentet që rekomandohen për trajtim janë terapi simptomatike, mbështetja e sistemeve, kurse sa i përket vaksinës ekziston vaksina sa i përket variola verës dhe kjo sëmundje ende është e re dhe ende rezultatet nuk janë të tilla sa të kemi një vaksinë për trajtimin e kësaj sëmundje.
Sigurisht edhe terapi antivirale, do kohë. Ne kemi parë që terapia në kohë të COVID-it disa herë janë ndryshuar dhe protokollet u ndryshuan çdo 3 apo 6 muaj… Por unë jam i bindur se ne nuk do të vijmë me një situatë ku do të kemi nevojë për një vaksinim masiv siç e patëm me COVID-in”, u shpreh ai.
Infektologu Vishaj, duke treguar për simptomat e kësaj sëmundjeje, këshillon qytetarët që të rrinë te qetë dhe të mos kenë panik.
“Njerëzit të cilët kanë qenë në Afrikën Qendrore apo Perëndimore dhe kanë shtegtuar nëpër zona ku potencialisht kanë mundur të jenë të kontaminuar me produkte të minjve apo kanë rënë në kontakt me majmunët është e mundur të manifestojnë ndryshe, nëse ata infektohen në formë të temperaturës, etheve, dhe ndryshimeve të lëkurës që janë karakteristike në formë të puçrrave që mbushen me ujë dhe ënjtje të gjëndrave limfatike, pastaj kanë edhe mundim dhe të vjella”, u shpreh ai.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve me virusin e rrallë, të ashtuquajtur Lia e Majmunit për shkak të organizimit më të madh të festave në muajt e verës. Ndërsa, në më shumë se 100 raste të infeksionit viral janë konfirmuar në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Holandë dhe Britani, ShBA, Kanada, Austri e së fundmi edhe në Slloveni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian