LAJMI I FUNDIT:

Lija e majmunëve, Izraeli dhe Zvicra konfirmojnë rastet e para

Lija e majmunëve, Izraeli dhe Zvicra konfirmojnë rastet e para

Izraeli dhe Zvicra janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e lisë së majmunëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kombeve që raportojnë shpërthime në 14.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të dy vendet thanë se identifikuan një person të infektuar që kishte udhëtuar kohët e fundit, por Izraeli tha se po hetonte raste të tjera të dyshuara.

Ndryshe, rreth 100 raste janë konfirmuar në shpërthimin e fundit në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.


Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Lija e majmunëve: Të shqetësohemi apo 'të mos merremi me të'?
Lexo po ashtu Lija e majmunëve: Të shqetësohemi apo 'të mos merremi me të'?

Ky shpërthim i ka habitur shkencëtarët, por lija e majmunëve nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë i ulët.

Sëmundja është zakonisht e lehtë dhe shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas ekspretëve shëndetësorë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se 50 raste të tjera të dyshuara po hetohen – pa përmendur vendet e përfshira – dhe paralajmëroi se ka të ngjarë të konfirmohen më shumë infeksione.

I pyetur për shpërthimin ndërsa përfundoi një vizitë në Korenë e Jugut, Presidenti i SHBA Joe Biden tha se nëse virusi do të përhapej më gjerësisht do të ishte “me pasoja”, duke shtuar se “është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohen”. /Telegrafi/