LAJMI I FUNDIT:

Ligji i Shtetësisë, pas takimit eventual të Zaevit me Selën e Gashin

Ligji i Shtetësisë, pas takimit eventual të Zaevit me Selën e Gashin

Një takim i ri liderësh do t’i jap fund agonisë mbi propozim-Ligjin e Shtetësi. Jo zyrtarisht ditëve në vijim, kryeministri Zoran Zaev do të kërkojë takim me liderët e opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Afrim Gashi për të gjetur mënyrën adekuate e cila do të çonte në miratimin e Ligjit të Shtetësisë.

Paralajmërimet e opozitës shqiptare për bllokadë totale të Kuvendit derisa nuk ka vullnet politik për kërkesën e tyre kanë tërhequr vëmendjen e të parit të Qeverisë, i cili paraprakisht ishte zotuar se propozim-Ligji i Shtetësisë do të miratohet në përputhje me marrëveshjen e arritur mes tij dhe Selës e Gashit. Në mbledhjen e fundit të Qeverisë nuk është diskutuar për zhbllokimin e procedurës parlamentare dhe dorëzimin e propozimi të ri.

“Diskutimi mbi propozim-Ligjin e Shtetësisë është zhvilluar dhe vazhdon të zhvillohet në Kuvend në kuadër të partive politike. Deri sa Qeveria merr vendim të ri lidhur me këtë çështje, sigurisht që do të njoftoheni në kohë – deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë.


Koalicioni Aleanca-Alternativa kërkon që ligji të propozohet me yll Evropian, mundësi kjo e cila kufizon debatin dhe pamundëson bllokimin e procedurës. Mundësia e tillë ishe diskutuar edhe në takimin e fundit Zaev-Sela-Gashi. Për momentin procedura për shqyrtimin e propozim-Ligjit të Shtetësisë ka ngecur në fazën e amendamenteve të propozuara nga opozita shqiptare për plotësimin dhe ndryshimin e draftit të tyre. Mbledhja e fundit u anulua në pamundësi të shqyrtimit të amendamenteve si pasojë e fjalimeve procedurale të opozitës maqedonase.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori