Në Maqedoninë e Veriut, vazhdimisht ka pasur reagime nga qytetarët të cilët kanë qenë pa shtetësi. Ata janë ankuar për refuzimin e tyre nga institucionet edhe pse me vite të tëra jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ka raste kur gjysma e anëtarëve të një familjeje janë të pajisur me dokumentin e shtetësisë, ndërsa gjysma tjetër nuk janë të pajisur me shtetësi.
Opozita shqiptare e përbërë nga koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, në fund të vitit të kaluar kishin futur në procedurë parlamentare projektligjin për ndryshimin dhe plotësim të Ligjit aktual për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. Rreth këtij propozim ligji mendimin e saj e ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), sipas së cilës propozim projektligji është antiligjor, për shkak se nuk mund të fitohet shtetësia përmes dëshmitarëve, duke deklaruar se personat në fjalë kanë jetuar në këtë vend që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. Nga MPB, mendim negativ kanë dhënë edhe për shkurtimin e viteve për fitimin e shtetësisë në bazë të natyralizimit, përmes martesës, por edhe lehtësira tjera që janë propozuar nga opozita shqiptare.
Menjëherë pas publikimit të mendimit negativ nga MPB, ka reaguar edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Flakron Bexheti, nga Aleanca për Shqiptarët ka thënë se ndarja e pushteteve është në bazën e demokracive liberale, por siç duket kjo e jona as liberale nuk është, e as demokratike dhe s`do mend që është shumë larg ndarjes së pushteteve dhe mos ndërhyrjes tek njëra tjetra.
“Këtu në Maqedoninë e Veriut, në vendin e pretendent për në BE, ka vetëm Ekzekutiv (Qeveri) dhe nuk ka as Legjislativ e as Gjyqësor. Ndarja e pushteteve është në bazën e demokracive liberale, por siç duket kjo e jona as liberale është, e as demokratike, e s`do mend që është shumë larg ndarjes së pushteteve dhe mos ndërhyrjes tek njëra tjetra. Këtu në Maqedoninë e Veriut, vendin pretendent për në BE, ka vetëm Ekzekutiv (Qeveri), as Legjislativ e as Gjyqësor”, shprehet ai. Sipas tij, kjo është një skandal i barasvlerë me veprimet e sistemeve totalitare të njëherë e një kohe! Siç tha ai, qeveria LSDM–BDI bashkë me vëllazërim-bashkimin e Jugosllavisë, të kamufluar nën sloganin “Shoqëri e përbashkët për të gjithë”, po risjell edhe mendësinë moniste, me gjithë tiparet e saja. Bexheti, ka shtuar se, propozim ligji që kanë dorëzuar ata në Parlament është në përputhje me Konventën e vitit 1954, të BE-së për statusin e personave për shtetësi, dhe Konventën e vitit 1961 që ka të bëjë me zvogëlimin e numrit të personave pa shtetësi, të cilat konventa përcaktojnë standardet minimale për trajtimin e personave pa shtetësi, siç janë: e drejta për edukim, punësim, strehim, ndihmë administrative dhe dokumente udhëtimi.
Ndërkohë nga ana tjetër, zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi, pranon se ishte në dijeni të mendimit të MPB-së ndaj propozim-Ligjit për shtetësi të dorëzuar nga koalicioni ASH-AAA. Ai nuk shpjegoi se si lejoi që një mendim i tillë diskriminues i cili kaloi edhe në trupat qeveritarë të kalon nga dikasteri ku ai është zëvendësministër, por deklaron se propozimi bashkërisht me mendimin e dikasterit duhet të plotësohen. “Jam i njoftuar me mendimin e MPB-së dërguar Qeverisë. Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për shtetësi gjithsesi se kërkon debat, njëjtë edhe mendimi i MPB-së dorëzuar Qeverisë. Vlerësoj se në këtë projektligj ka elemente të cilat kontribuojnë në plotësimin e duhur të tij, respektivisht mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me shtetësi”, u shpreh Bushi.
Në Maqedoninë e Veriut, vazhdimisht ka pasur reagime nga qytetarët të cilët kanë qenë pa shtetësi. Ata janë ankuar për refuzimin e tyre nga institucionet edhe pse me vite të tëra jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ka raste kur gjysma e anëtarëve të një familjeje janë të pajisur me dokumentin e shtetësisë, ndërsa gjysma tjetër nuk janë të pajisur me shtetësi. Nga personat të cilët janë pa shtetësi thonë se hasin në probleme të shumta çdo ditë, si pagimi i mjekimit privat, e drejta e shkollimit, ndihmat, problemi me punësimin dhe probleme të tjera të ngjashme.
Ndryshe, ligji për marrjen e shtetësisë është ndryshuar disa herë që nga miratimi i parë i tij në vitin 1991. Por ndryshimet ligjore asnjëherë nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë problem që qytetarët e vendit ballafaqohen. Partitë politike në vazhdimësi kanë shkëmbyer akuza, ndërsa ndryshimet e bëra janë kundërshtuar nga opozita maqedonase, me arsyetimin se përmes ndryshimeve tentohet të ndryshohet harta demografike e vendit. Ligji për shtetësi i propozuar nga koalicioni opozitar ASH-AAA ndodhet në procedurë parlamentare, ndërsa partitë politike në pushtet kishin deklaruar se të njëjtin do ta mbështesin. Kundër ligjit dolën vetëm OBRM-PDUKM-ja dhe partia E Majta. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës