Qysh nga 2017-ta, veteranët marrin pension prej 170 eurosh. Por, shumica parlamentare, e kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje, të martën në lexim të parë miratoi Projektligjin për pagën minimale, ku veteranët nuk janë të përfshirë.
Ndërsa, mospërfshirja e tyre mund ta dërgojë këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas, Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), veteranët nëpërmjet Avokatit të Popullit ose një grupi të deputetëve, mund ta bëjnë një gjë të tillë dhe vendimi i Gjykatës të jetë në favorin e tyre.
“Edhe përkundër faktit që Qeveria nuk i përfshinë në Ligjin për pagën minimale jam i sigurt që ky ligj nesër mund të kontestohet në Gjykatën kompetente sepse nëse kjo çështje nuk është e rregulluar në bazë të normës që ka pasur Qeveria, nuk mundet që veteranët të vuajnë për nga mosveprimi i Qeverisë”.
“Nëse Avokati i Popullit mund të bëjë ankesë ndaj statusit të veteranit e jo ndaj pagës minimale, Gjykata do të mund të vendosë gjithmonë në favor të veteranëve dhe të gjithë atyre që i është e njohur kjo e drejtë”, ka deklaruar Miftaraj.

Por, mendim ndryshe nga Miftaraj ka avokati Arbër Jashari. Ai ka thënë se nuk mund të pretendohet në këtë rast për shkelje kushtetuese.
“Kemi pas në ligjin në vitin 2014, ku thuhet se veteranët duhet të kenë një pagë mujore sa është paga minimale në Kosovë, dhe kjo dispozite në vitin 2017 është shfuqizuar në vitin 2017”.
“Si jurist nuk mendoj që ka një shkelje kushtetuese në këtë ligjin e ri për pagën minimale, që është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, mirëpo kjo mbetet të shihet”, ka thënë Jashari.

Në vitin 2014, në Ligjin për Veteranët, neni 18 kishte përcaktuar që pensioni i veteranit nuk mund të jetë më i ulët se paga minimale.
Por, në plotësim ndryshimin e këtij ligji në vitin 2017, neni 18 ishte shfuqizuar dhe ishte bërë kategorizimi i pensioneve, por që kjo nuk është zbatuar asnjëherë. /PortaliD/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë