LAJMI I FUNDIT:

Ligji për pagat të miratohet sa më shpejt

Ligji për pagat të miratohet sa më shpejt

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se Ligji për nivelizimin e pagave është domosdoshmëri për vendin.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka thënë se vetëm miratimi i këtij ligji do të mund ta prolongonte keqmenaxhimin e parasë publike në çdo institucion, në veçanti nga anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Sipas tij, duhet të ndërpriten shtesat për të gjitha bordet e kompanive publike.


Deputeti i LDK-së ka kritikuar partitë në pushtet për mosmiratimin e Ligjit për pagat.

Abdixhiku ka thënë se detyra e parë e një qeverie serioze do të duhej të ishte kursimi i parasë, që pastaj ky kursim i parasë të financohej në shëndetësi, arsim dhe gjyqësi. /Telegrafi/