Tash e një vit e gjysmë në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ndërsa për gjatë kësaj kohë Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e këtij ligji.
Yllka Buzhala nga Lëvizja FOL ka treguar se çfarë kanë bërë deri më tani në fushën e sinjalizimit.
“Lëvizja FOL prej kohës që ka hy në fuqi ligji për mbrojtjen e informatorëve në atë kohë, është marrë me monitorimin e atij ligji, por edhe sa qytetarët e kuptojnë këtë ligj dhe në të njëjtën kohë përmes aktiviteteve të ndryshme është marrë me promovimin e këtij ligji.
Gjithashtu kemi parë që ky ligj ka zbrazëtira të mëdha dhe nuk i plotëson kushtet për mbrojtjen e sinjalizuesve në Kosovë, dhe ne që nga ajo kohë kemi bërë raporte të ndryshme ku edhe kemi jep rekomandimet tona që të amandametohet ky ligj. E mira ka qenë që nga viti 2028 e tutje, Ministria ka fillu me sponsorizimin e ligjit të ri në fushën e sinjalizuesve ku FOL-i ka qenë në grupin punues për draftimin e këtij ligji, së bashku me plotë akterë tjerë të organizatave të ndryshme civile këtu në Kosovë”, ka thënë ajo në një intervistë për Telegrafin.
Buzhala ka bërë të ditur se fokusi i tyre ka qenë në institucionet publike, në emërimin e zyrtarëve përgjegjës.
“Ligji siç e dimë ka hy në fuqi në janar të vitit 2019 dhe e kemi parë të udhës që të bëjmë monitorimin e zbatimit edhe të këtij ligji. Fillimisht jemi fokusu në institucionet publike me emërimin e zyrtarëve përgjegjës. Ligji e parasheh që çdo institucion publik që i ka mbi 15 të punësuar atëherë duhet ta emërojë një zyrtarë përgjegjës, për me i pranu edhe trajtu rastet e sinjalizimit në institucionin përkatës”, pohoi ajo.
Gjithashtu, ajo foli edhe për vështirësitë që kanë hasur gjatë monitorimit të ligjit.
“Gjatë monitorimit tonë ne kemi parë edhe disa sfida dhe vështirësi në implemetimin e këtij ligji, siç është rasti në emërimin e zyrtarëve përgjegjës, ne ua kemi dërguar nga një pyetësor të gjitha institucioneve publike që të na tregojnë nëse kanë emëruar zyrtarin përgjegjës ashtu siç e parasheh ligji dhe nëse kanë pasur ndonjë rast të sinjalizimit. Ne kemi marrë shumë pak përgjigje, diku rreth 35 pyetësor na janë kthyer”.
Buzhala pohoi se rregullorja për zyrtarët përgjegjës ende është një draft dhe nuk është aprovuar ashtu siç e ka paraparë ligji.
Së fundmi Lëvizja FOL ka publikuar edhe një raport sa i përket Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ku në raport thuhet se Ministria e Drejtësisë ka dështuar në draftimin dhe miratimin e akteve nënligjore, ku do të paraqiteshin në detaje procedurat për pranimin dhe trajtimin e rasteve.
Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri