LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Agjencia Kundër Korrupsionit ka trajtuar 10 raste të sinjalizimit të jashtëm

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Agjencia Kundër Korrupsionit ka trajtuar 10 raste të sinjalizimit të jashtëm

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë, Agjencia Kundër Korrupsionit ka trajtuar 10 raste të sinjalizimit të jashtëm.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Departamentit për Luftimin e Korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Blerim Kelmendi.

Kelmendi në një intervistë të dhënë për Telegrafin ka folur për rolin e Agjencisë Kundër Korrupsionit sa i përket Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.


“Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve i cili ka hy në fuqi që nga janari i vitit 2019 e ka përcaktuar rolin e Agjencionit Kundër Korrupsionit, në raport me zbatimin e këtij ligji. Roli i Agjencisë Kundër Korrupsionit është kryesisht në trajtimin e sinjalizimit të jashtëm, për arsye se kemi tri lloje të sinjalizimit, atë të të brendshëm që bëhet para institucioneve që i konsiderojmë të shkallës së parë, apo brenda institucioneve publike, pastaj sinjalizimin e jashtëm, që trajtohet për sektorin publik nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe kemi sinjalzimin në media”, ka thënë ai.

Kelmendi bëri të ditur se Agjencia Kundër Korrupsionit ka për detyrë të trajtojë raste që i përkasin sinjalizimit të jashtëm.

“Për me trajtu raste të sinjalizimit të jashtëm, ligji ka përcaktuar disa kushte që duhet plotësuar në atë mënyrë që Agjencia me pas mandate për me trajtu atë sinjalizim.

Roli i Agjencionit është edhe në pranimin e raporteve nga ana e institucioneve të sektorit publik, dhe të njëjtën kohë të përgatisë një raport për Kuvendin e Kosovës”, është shprehur ai.

Po ashtu, ai tha se në mandat të Agjencionit është edhe përgatitja edhe inicimi i procedurave kundërvajtës ndaj personave të cilët kanë përgjegjësi ligjore për zbatimin e këtij ligji,

“Është një numër i vogël i rasteve të sinjalizimit, ndoshta ka nevojë për një sensibilizim më të gjerë edhe të zyrtarëve përgjegjës. Vitin e kaluar Agjencia i ka trajtu 5 raste të sinjalizimit të jashtëm, ndërsa këtë vit deri tani kemi trajtuar 5 raste”, pohoi ai.

Ndërrimi i Qeverive lë në hije Ligjin Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë
Lexo po ashtu Ndërrimi i Qeverive lë në hije Ligjin Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë

Kelmendi potencoi se në Agjencinë Kundër Korrupsionit janë dy zyrtarë që merren me trajtimin e rasteve të sinjalizimit të jashtëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori