LAJMI I FUNDIT:

Liga Saudite pajtohet për ndryshimin e madh të rregullave, trondit futbollin evropian

Liga Saudite pajtohet për ndryshimin e madh të rregullave, trondit futbollin evropian

Liga Saudite raportohet se ka pranuar një ndryshim të madh të rregullave, diçka që mund të ketë një ndikim të madh në futbollin evropian.

Gjatë afatit kalimtar veror, klubet në Ligën Saudite shpenzuan shuma të mëdha parash, për të joshur disa nga yjet më të mëdhenjë të Evropës për të kaluar në Lindjen e Mesme.

Pas kalimit të Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr në janar, emra si Karim Benzema, Sadio Mane, Roberto Firmino, Neymar, Jordan Henderson dhe Riyad Mahrez, që të gjithë iu bashkuan klubeve arabe në verë.


Al-Ittihad u mundua që ta joshë yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah për një kalim në Arabinë Saudite në fazat e fundit të afatit kalimtar, por përpjekjet e tyre u refuzuan nga klubi anglez.

Tani, është raportuar se një ndryshim i madh është bërë para sezonit 2024/2025.

“Liga Saudite ka pranuar ndryshimin e një rregulle për sezonin 2024/25 duke lejuar regjistrimin e 25 lojtarëve dhe lejimin e dhjetë lojtarëve të huaj, nga tetë sa ishte paraprakisht”, ka thënë gazetari Ben Jacobs.

“Vetëm tetë lojtarë të huaj mund të paraqiten për ndeshje, por dhjetë prej tyre mund të regjistrohen që nga sezoni i ardhshëm”, përfundoi Jacobs.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i Ligës Saudite, Michael Emenalo, kishte thënë se ata nuk do të ndalen me kaq dhe do të tentojnë që të joshin edhe më tutje yjet e futbollit botëror, andaj ky ndryshim i rregullit mund të jetë një kambanë alarmi për klubet evropiane./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona shikon

Barcelona shikon "mundësinë që nuk duhet humbur" për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit

La Liga
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Zbulohen detajet e bonuseve të Lewandowskit për arritjet e Barcelonës këtë sezon

Zbulohen detajet e bonuseve të Lewandowskit për arritjet e Barcelonës këtë sezon

La Liga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Kalo në kategori