LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Demokratike: Maqedonia gjendet në kolaps ekonomik dhe financiar

Lidhja Demokratike: Maqedonia gjendet në kolaps ekonomik dhe financiar

Lidhja Demokratike (LD) konsideron se euroobligacioni 650 milionësh, përfshi kamatën dhjetëvjeçare, është një vledhje e qytetarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, vendimi qeveritar për emetimin e këtij euroobligacioni është pa analiza paraprake dhe pa konsultime më të zgjeruara, duke vlerësuar se vendi gjendet në kolaps ekonomik dhe financiar, për shkak të harxhimeve tëe palogjikshme të parave të popullit.

Prandaj, LD-ja propozon zgjedhje të shpejta që do ta ndryshojnë pushtetin dhe politikat e këqija, si edhe do ta ndalojnë vjedhjen njëdekadëshe dhe shpërnguljen e mbi 600 mij banorëve të Maqedonisë./Telegrafi/