Lidhja Demokratike e Gruas zhvilloi sot protestë për të drejtat e grave në ditën e 8 Marsit në Tiranë.
Gratë e forumit të Partisë Demokratike manifestuan me pankarta përpara Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe u ndalën edhe përpara Kryeministrisë, raporton ATSH.
Deputetja e Partisë Demokratike, kryetare e lëvizjes, Albana Vokshi në fjalën e saj tha se “prania jonë sot këtu do të thotë që ne refuzojmë ta pranojmë këtë realitet. Ne refuzojmë që një kryeministër i korruptuar të shkelë me këmbë të drejtat tona. Ne refuzojmë të bëhemi fasada e një demokracie që nuk ekziston”.
“Ne jemi sot këtu për të thënë disa të vërteta. Një e vërtetë e tmerrshme është se gratë dhe vajzat vriten, abuzohen, dhunohen, por shteti i Edi Ramës nuk bën asgjë për të parandaluar këtë të keqe. 135 gra të vrara në vitet e qeverisjes së Edi Ramës, shumica me urdhër mbrojtje, edhe gjykatëse mes tyre. Rreth 1900 raste dhune të evidentuara nga policia (se ka edhe shumë e shumë më tepër se kaq, por nuk deklarojnë nga turpi ose nga frika). Mbi 1400 urdhra mbrojtjeje më shumë, por që nuk i mbrojnë gratë nga dhuna”, theksoi Vokshi.
Barbara Doda, anëtare e lëvizjes, tha se “vajzat shqiptare janë të jashtëzakonshme. Çdo ditë krenohemi për arritjet e tyre, por sot nuk është ditë vetëm për të festuar”.
Ndërsa Fjoralba Dizdari u shpreh se “këto institucione që ne kemi zgjedhur sot kanë një të përbashkët që lidhen me gruan, që lidhen me rënien e këtyre institucioneve, të cilat nuk janë tashmë funksionale dhe nuk bëjnë më rolin e tyre, nuk përkrahin gratë dhe kanë pamjaftueshmëri sociale”.
Jola Hysaj u shpreh se “gruaja shqiptare sot mund të festojë, por ajo nuk i harron dot plagët që marrin simotrat e saj në mbarë vendin, dhunën verbale, psikologjike, institucionale që shihet tek gëlon dhe merr formën e plumbave që tri gra të thjeshta të këtij vendi morën para pak ditësh”.
Ndërsa Adriana Kalaja u shpreh se “sot jemi pozicionuar para Ministrisë së Brendshme për të shprehur revoltën tonë në këtë të shënuar si dita e gruas dhe këtu jemi për t’i thënë STOP dhunës ndaj grave. Për të thënë boll bërjes palë me dhunuesin nga Policia e Shtetit, nga i gjithë shteti në fuqi. Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të këtyre ditëve të fundit, por jo vetëm se si dhunues dhe vrasës të grave, të nënave, të vajzave shqiptare janë liruar në mënyrë antiligjore nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Gjykata. Jemi këtu për t’i bërë thirrje STOP ngritjes dorë ndaj vajzës, gruas, ndaj nënës dhe motrës, sepse nëse ne vrasim gruan ne vrasim jetën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare