LAJMI I FUNDIT:

Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale

Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale

Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se ka anuluar një memorandum që pezulloi grantet dhe huatë federale, i cili kishte krijuar konfuzion të gjerë këtë javë.

“Memorandumi OMB M-25-13 është anuluar. Nëse keni pyetje mbi zbatimin e Urdhrave Ekzekutivë të Presidentit, ju lutemi kontaktoni Këshillin e Përgjithshëm të agjencisë suaj”, thuhet në një memorandum të ri.

Lideri i pakicës në Senat, Chuck Schumer, të mërkurën u shpreh se administrata Trump e kishte tërhequr pezullimin pas një “proteste mbarëkombëtare” që ushtroi presion politik mbi Shtëpinë e Bardhë, shkruan cnn.


Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale
Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

“Donald Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të OMB-së. Tani ai duhet të tërheqë kandidaturën e Russell Vought për OMB. Russell Vought është arkitekti kryesor i kësaj politike. Besojmë se ata do të përpiqen ta bëjnë këtë në mënyra të tjera”, u tha Schumer gazetarëve në Kongresin amerikan.

Vendimi i Trumpit për të pezulluar triliona dollarë në grante dhe hua federale nxiti një reagim të ashpër nga demokratët të martën, në një mënyrë që lëvizjet e tjera të javës së parë në detyrë nuk kishin arritur.

Ndryshe, Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se, ndonëse memorandumi i mëparshëm ishte anuluar, urdhrat ekzekutivë të presidentit për pezullimin e ndihmës së huaj dhe përfundimin e nismave për diversitet, barazi dhe përfshirje mbeten në fuqi. Këto urdhra janë më të kufizuara sesa trilionat e dollarëve ndihma që u pezulluan të hënën në mbrëmje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Amerika
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Evropa
Trudeau fshin lotët gjatë fjalimit: Jam shumë krenar për atë që kemi bërë

Trudeau fshin lotët gjatë fjalimit: Jam shumë krenar për atë që kemi bërë

Amerika
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Kalo në kategori