Liderët e koalicionit VLEN kanë uruar Donal Trumpin pasi fitoi zgjedhjet në SHBA. Ata presin që së shpejti të nisin bashkëpunimin me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë. Kryetari i ASH-së Arben Taravari, thotë se Trump do të jetë një president që do të mbrojë dinjitetin e amerikanëve dhe do ta mbaj Amerikën një aleat të Paqe.
“Uroj z.Donald Trump për rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale! Jam tejet optimist se z.Trump do të jetë një president që do të mbrojë dinjitetin e amerikanëve dhe do ta mbaj Amerikën një aleat të Paqes dhe të së Mirës”, tha Taravari.
Ndërkohë, Izet Mexhiti u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar, për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara
“Urime të sinqerta presidentit Donald Trump për rizgjedhjen e tij! ShBA-ja mbetet aleati më i madh i vendit tonë. Si zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut, shpreh gatishmërinë tonë të plotë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Besojmë se nëpërmjet bashkëpunimit tonë të ngushtë, do të avancojmë përparimin ekonomik dhe sigurinë për vendin tonë”, shkroi Mexhiti.
Bilall Kasami ka shkruar se fitorja e Trump tregon se sa janë të rëndësishme dhe të shëndetshme janë ndryshimet.
“Forca e demokracisë Amerikane u dëshmua edhe një herë. Fitorja e Presidentit Donald Trump tregon sesa të rëndësishme dhe sa të shëndetshme janë ndryshimet. Maqedonia e Veriut dhe shqiptarët, SHBA-të i konsiderojnë aleat të fuqishëm që kontribuojnë në paqë, stabilitet rajonal dhe në forcimin e demokracisë. z. Trump i urojmë suksese si President i shtetit më të fuqishëm në botë”, shkroi Kasmi.
Ndërsa Alternativa uroi Trumpin që të ketë mandat të mbushur me vendime të mençura dhe lidership të fortë, ndërkohë që shprehen bindjet e tyre se, SHBA-ja do të vazhdojë të mbetet simbol i lirisë dhe shembull i parimeve demokratike
“I urojmë sinqerisht suksese presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, duke shpresuar që ai të ketë një mandat të mbushur me vendime të mençura dhe lidership të fortë, i cili do të ruajë rolin e SHBA-së si lider dhe garant i vlerave themelore të demokracisë botërore. Jemi të bindur se SHBA-ja do të vazhdojë të mbetet simbol i lirisë dhe shembull i parimeve demokratike që frymëzojnë shumë kombe anembanë botës”, thotë Alternativa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit