Vrasja e pjesëtarit të policisë së Kosovës në veri, nxiti reagime në shkallë të gjerë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ndodhet në Nju Jork, tha se i ka ndërprerë të gjitha takimet dhe do të niset për në Kosovë.


“Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po e destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”.

Edhe liderët e partive opozitare kanë dënuar ashpër këtë ngjarje derisa kanë bërë vizita të veçanta te polici i plagosur.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se “vullneti dhe vendosmëria e policit Alban Rashiti dhe e kolegëve të tij, për t’i shërbyer vendit dhe uniformës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë”.

382471399 825605305604868 8127029159409389666 n

“Mirënjohje e falënderim për Albanin dhe të gjithë pjesëtarët e policisë tonë, të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Krasniqi.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Albanin, policin e plagosur sot nga sulmi terrorist në veri.

382773757 10160007295767759 573986549008107127 n

“Mes dhimbjes së madhe për humbjen e Afrimit, tek ai gjeta dhe forcën e krenarinë për punën profesionale të shokëve të tij, Policisë së Kosovës, në përballje me terroristë. Do të kapërcejmë secilën sfidë. Bashkë për Republikën”, ka shkruar ai në Facebook.

Derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas vizitës te familja e policit të vrarë, ka deklaruar se është e qartë se ky është një sulm i pastër terrorist.

383429516 869086691249347 5203952623284004237 n

”Po shihet që është një sulm i pastër terrorist. Dita e sotme në dëshmon sa me rëndësi është të jemi bashkë të gjithë si me aleatët ashtu edhe me tonët. Nuk mbështesim njeri, por vendin tonë”, u shpreh Haradinaj./Telegrafi/