LAJMI I FUNDIT:

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni sot sërish në takim

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni sot sërish në takim

Liderët e katër partive më të mëdha, LSDM, OBRM-PDUKM, BDI dhe Lëvizja Besa, sot përsëri do të kenë takim, në të cilin do të diskutojnë për referendumin për marrëveshjen me Greqinë, datën, karakterin e tij, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Takimi është caktuar të fillojë në orën 09:00 të mëngjesit në Klubin e Deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është takimi i tretë mes liderëve, pas të parit në të cilin morën pjesë të gjithë kryetarët e partive të cilat në Kuvend kanë më shumë se një deputet, takim të cilin e kundërshtoi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.


Ndërsa takimi i dytë u mbajt një ditë pas të parit (të enjten e kaluar) në format të shkurtuar. Pas takimit pjesëmarrësit Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami, thanë se për disa çështje është arritur afrim i qëndrimeve, por se marrëveshja akoma është larg.

Qeveria kërkon nga opozita mbështetje për referendumin, ndërsa opozita kërkon miratim të Ligjit për financimin e partive politike, Ligjin për Qeverinë dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me amnistinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori