LAJMI I FUNDIT:

Liderët botërorë do të humbasin dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle – ata nuk do të jenë të ftuar

Liderët botërorë do të humbasin dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle – ata nuk do të jenë të ftuar
Getty Images

Të mbijetuarit nga sulmet terroriste gjenden në mesin e atyre që do të marrin pjesë në dasmën mbretërore, gjersa politikanët nuk janë në listë.

Princi Harry dhe Meghan Markle të cilët në pak javë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, nuk kanë futur politikanët botërorë në listën zyrtare të mysafirëve, shkruan The Guardain, transmeton Telegrafi.

Getty Images

Donald Trump, presidenti i ShBA-ve dhe paraardhësi i tij, Barak Obama, nuk janë ftuar në ceremoninë e 19 majit dhe nuk priten të marrin pjesë në asnjë kapacitet zyrtar, kuptohet.


Misioni mbrojtës "Unaza e çelikut" prej 30 milionë funtesh që do të mbrojë martesën e princit Harry dhe Meghan Markle
Lexo po ashtu Misioni mbrojtës "Unaza e çelikut" prej 30 milionë funtesh që do të mbrojë martesën e princit Harry dhe Meghan Markle

Një zëdhënës i Pallatit të Kensingtonit tha: “Është vendosur që një listë e zyrtarëve e udhëheqësve politikë nga Mbretëria e Bashkuar dhe ajo ndërkombëtare, nuk është e nevojshme për dasmën e princit Harry dhe Marks. Qeveria e Madhërisë së saj u konsultua për këtë vendim, i cili u mor nga familja mbretërore”.

Getty Images

600 mysafirët e çiftit pritet të jenë njerëz me të cilët nusja dhe dhëndri kanë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, e cila konsiderohet e përshtatshme për martesën e princit dhe aktores Markle.

Në të kundërtën, në dasmën e Dukës së Kembrixhit morën pjesë figurat kryesore të Mbretërisë së Bashkuar dhe krerët e shteteve të huaja ose përfaqësuesit e tyre.

Getty Images

Megjithëse princi Harry është miqësor me Obamën, mendohet se ai dhe nusja e tij do ta takojnë atë në një të ardhme të afërt, ndoshta gjatë një vizite zyrtare jashtë shtetit pasi të jenë martuar.

Të hënën, çifti bëri thirrje për donacione për bamirësi, në vend të dhuratave të dasmës, duke dhënë shtatë arsye të mira përse ta bëjnë këtë gjë. /Telegrafi/

Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem

Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Kalo në kategori