Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim që t’ua vazhdojë licencën e operimit për periudhë njëvjeçare tri hidrocentraleve të kompanisë “Kelkos Energy” në Grykën e Deçanit, përkatësisht HC “Bellaja”, HC “Deçani” dhe HC “Lumbardhi 2”.
Por, ky vendim nuk është mirëpritur nga banorët e Deçanit.
Faton Selmanaj ka thënë se asnjëra nga këto kompani nuk posedojnë lejen mjedisore, sipas tij, nuk duhet vepruar.
“Mendoj se ky vendim do të jetë i dëmshëm. Hidrocentralet pastaj do të rishikohen pas formimit të qeverisë së re. Atëherë kur do të formohen komisionet e reja, ekspertet sigurisht se do të dalin në terren dhe do të shohin gjendjen”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Faton Selmanaj.
Kundër këtij vendimi është edhe shoqëria civile. Sipas tyre nuk është në përputhje me interesat e komunës. Ata fajin ia hedhin edhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Jemi duke u koordinuar edhe me organizata tjera joqeveritare nga Peja dhe do të shohim të gjitha mundësitë e organizimeve qytetare përfshirë edhe protestat. Këto vendime janë joligjore pasi nuk kanë licenca”, thotë Adem Lushaj, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër, ministri në largim i Ministrisë së Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se asnjë rekomandim e as pëlqim nuk është dhënë nga MMPH-ja. Sipas Matoshit, ministria që ai drejton, ka kërkuar përmes ZrRE-së të anulohet vazhdimi i funksionimit hidrocentraleve në Deçan.
“Hidrocentralet në Deçan deri në fillim të këtij viti kanë funksionuar në mënyrë ilegale. Ka qenë një shkresë e imja drejtuar ZRRE-së që në Deçan po prodhohet rrymë në mënyrë ilegale dhe ju duhet ta keni parasysh këtë”, thotë Fatmir Matoshi.
Përndryshe ministri Matoshi ka shtuar se nuk i ka përfunduar të gjitha procedurat administrativo-ligjore pranë MMPH-së për projektin “Ndërtimi i Hidrocentraleve në Lumbardh të Deçanit” dhe si rrjedhojë nuk janë plotësuar kriteret ligjore për operim./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025