Një libër pretendon se ka dëshmi të reja se Anne Frank dhe familja e saj janë tradhtuar nga një grua hebreje, e cila u ekzekutua pas Luftës së Dytë Botërore si bashkëpunëtorëve e nazistëve, raporton Guardian, transmeton Telegrafi.
Misteri se si familja Frank u gjet në një aneks sekret në një ndërtesë në Prinsengracht të Amsterdamit në gusht të vitit 1944, ka penguar hetimet formale dhe ka trazuar akademikët që nga ajo kohë.
Përfshirja e gruas me emrin Ans van Dijk, e cila u ekzekutua më 1948 pas pranimit se ka bashkëpunuar për të kapur 145 persona, përfshirë edhe vëllain e saj dhe familjen e tij, është përmendur edhe më parë. Por, Muzeu i Shtëpisë së Anne Frankut dhe Qendra Kërkimore nuk ishin në gjendje të arrinin në ndonjë përfundim, pavarësisht hetimeve të policisë dhe studimeve që vetë i kanë bërë.
Pretendimet e tilla tash publikohen në librin e shkruar nga Gerard Kremer, i biri i një anëtari të rezistencës holandeze me po të njëjtin emër, i cili njihte Van Dijkun në Amsterdam. Sipas librit, Kremeri (i vjetri), i cili vdiq në vitin 1978, ishte kujdestar i një ndërtese në anën e pasme të Prinsengrachtut në Westermarkt të Amsterdamit, dy kate të të cilave u morën nga autoritetet gjermane dhe organizata naziste holandeze NSB – gjatë okupimit të Holandës.
Pretendohet se pas arrestimit të saj më 1943, nga shërbimi i inteligjencës naziste i njohur si Sicherheitsdienst, Van Dijk u bë vizitore e rregullt e ndërtesës, megjithëse e maskuar. Ajo gjithashtu përdorte telefonat në zyrat e adaptuara.
Libri sugjeron se në fillim të gushtit 1944, Kremer dëgjoi Van Dijkun tek merrte pjesë në diskutime në zyrat naziste rreth Prinsengrachtut, ku familja Frank ishte fshehur. Kjo familje u arrestua më 4 gusht, ndërsa Van Dijk thuhet se atëherë ishte nisur për në Hagë.
Anne ishte fshehur për dy vjet në aneksin sekret me babanë Otto, nënën Edith dhe motrën Margot. 15-vjeçarja u dërgua në kampin e tranzitit Westerbork dhe më pas në Auschwitz para se të mbaronte në Bergen-Belsen, ku vdiq në shkurt të vitit 1945, nga tifoja. Ditari i saj përfshin periudhën mes viteve 1942 dhe 1944.
Një zëdhënëse e Shtëpisë së Anne Frankut tha se muzeu kishte qenë në kontakt me autorin e veprës “The Backyard of the Secret Annex”, porse nuk ka dëshmi për fajësinë e Van Dijkut: “E konsiderojmë librin e Gerard Kremerit si një tribut për prindërit e tij, bazuar në atë që ai kujton dhe që ka dëgjuar. Në vitin 2016, Shtëpia Anne Frank ka bërë hulumtime për arrestimin e familjes Frank dhe katër njerëzve tjerë që fshiheshin në aneksin sekret. Ans van Dijk përfshihet si tradhtare potenciale në këtë studim. Por, nuk kishim mundësi të gjenim dëshmi për këtë teori e as për teoritë tjera të tradhtisë”.
Simone van Hoof, zëdhënëse e shtëpisë botuese Lantaarn, thotë: “Nuk mund të pretendojmë se kjo është 100 për qind përgjigje e saktë, por besojmë se është pjesë e enigmës që mund të kompletojë rrëfimin”.
Vitin e kaluar një agjent i FBI-së nisi një analizë për zbulimin e familjes Frank nga Gestapoja më 1944. Teknika hetuese të zhvilluara gjatë dekadës së fundit, përfshirë edhe grumbullimin e të dhënave të mëdha për të zbuluar pikënisjet, janë duke u përdorur nga një ekip prej 19 ekspertësh forenzikë të udhëhequr nga Vince Pankoke. Van Hoof tha se pretendimet e këtij ekipi janë përmendur në libër.
Një libër i vitit 2010 i shkruar nga Sytze van der Zee, ish-kryeredaktor i gazetës Het Parool, vuri në dukje se shumë nga viktimat e Van Dijkut kishin jetuar pranë Prinsengrachtut.
David Barnouw, studiues emeritus në Institutin Holandez për Luftën, Holokaustin dhe Gjenocidin, ofroi një përgjigje të kujdesshme ndaj pretendimeve të librit dhe sugjeroi se zbulimi i familjes Frank mund të ketë qenë i rastit.
Pas luftës, Van Dijk u zhvendos në Hagë, ku u arrestua në shtëpinë e një miku më 20 qershor 1945. Dy vjet më vonë u padit me 23 akuza për tradhti dhe u soll në Gjykatën Speciale të Amsterdamit, ku pranoi të gjitha akuzat dhe u dënua me vdekje. Përpjekjet për të apeluar vendimin dhe për të fituar një falje mbretërore për shkak se kishte vepruar për të mbrojtur veten, do të dështojnë. Në janar të vitit 1948 u ekzekutua nga skuadra e zjarrit në Fort Bijlmer, në Amsterdam. Ajo u konvertua në katolike një natë para ekzekutimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A