Libri Famous Composers vol.2, i cili u huazua për herë të fundit në vitin 1919 nga biblioteka St. Paul në Minesota, është rikthyer pas 104 vitesh.

Siç raporton The Guardian, banori i kontesë Hennepin po selektonte gjërat e vjetra të një të afërmi kur hasi në librin, transmeton Telegrafi.


Fletushka nga biblioteka që ndodhej në të, tregonte se për herë të fundit është huazuar në vitin 1919.

Koordinatori i bibliotekës digjitale, John Larson, tha se në 25 vitet e punës së tij, ai nuk ka hasur kurrë në një rast që një libër të kthehej pas kaq shumë vitesh.

2 68

“Ka pasur raste që libri është kthyer pas 20 apo 30 vitesh, por nuk ka ndodhur që të kthehet pas 100 vitesh”, tha ai.

Larson hulumtoi shenjat e librit dhe zbuloi se ishte regjistruar për herë të parë në katalogun e bibliotekës në vitin 1914.

Pikërisht një vit para zjarrit në Tregun e Vjetër, ku ndodhej biblioteka, që shkatërroi 160 mijë libra nga koleksioni i institucionit.