Liberalizimi i vizave, mbledhja e Komisionit ku po merr pjesë ambasadori gjerman i mbyllur për media
Ka nisur mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për liberalizimin e vizave.
Mbledhja e komisionit po mbahet me dyer të mbyllura për medie, ndërsa pas përfundimit të takimit nuk dihet nëse do të ketë ndonjë konferencë për media.
Ndryshe, Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që qytetarët e saj ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.
Kosova është në pritje për heqje të vizave që nga viti 2008. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































