Aktori Liam Hemworth dhe Maddison Brown duket se kanë filluar hapat e parë të romancës së tyre.

Mbrëmjen e së enjtes, dyshja u vunë re në disa momente intime - ndërsa aktori vuri dorën pas modeles Brown dhe ndanë një puthje të zjarrtë përgjatë rrugëve të New York-ut.


Për këtë takim, Maddison ishte e veshur tërësisht në të zeza me një bluzë me mëngë të gjata, për dallim nga Liam, i cili shkoi për një pamje më rastësore me xhinse të zeza dhe një xhaket blu të marinës.

rs  191012090537 634 liam hemsworth.cm .101219 Liam Hemsworth në një romancë të re (Foto: People)

Kjo është hera e dytë që ata u panë së bashku, meqë fillimisht ishin takuar ditë më parë në West Village të New York-ut.

Në përgjithësi, daljet e fundit kanë dëshmuar dy gjëra për fansat; e para që ata bëjnë për një duet mjaft në modë dhe e dyta është se ata janë shumë të kënaqur kur tregojnë afirmitet së bashku.

Një burim ka thënë më parë për E! News që Liam dhe 22-vjeçarja "mbanin duart dhe ecnin shumë pranë njëri-tjetrit" pasi shijuan një drekë të enjten.

rs  191011141956 634 Liam Maddy 101119 AA Liam Hemsworth në një romancë të re (Foto: People)

"Nuk dukej si takimi i parë i tyre”, theksoi burimi.

Por, ndoshta aktorët janë kaq të rehatshëm me njëri-tjetrin për shkak të shumë gjërave të përbashkëta?

Për shembull, Maddison është një aktore dhe vjen nga vendi i lindjes së Liam-it, në Australi, plus ajo është e zhytur në modelim, njëjtë sikurse Liam që deri më tani ka pozuar për shumë revista, marka veshjesh, etj.

Maddison me të vërtetë duket si një përshtatje e mirë për yllin, pasi Hemsworth i tha lamtumirë dashurisë së tij dhjetëvjeçare para ca muajsh me këngëtaren Miley Cyrus.

pop 20191011 highlight a 296390  1620806211851

Nga ana tjetër, Miley padyshim se ka lëvizur në këtë aspekt. Që prej ndarjes së tyre, ajo është takuar me Kaitlynn Carter dhe aktualisht me këngëtarin Cody Simpson. /Telegrafi/