Lia e majmunëve, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi kërkojnë që të rritet vigjilenca
![Lia e majmunëve, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi kërkojnë që të rritet vigjilenca](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/komisionii-780x439.jpg)
Mospagesa e mbi 1 mijë e 200 profesionistëve shëndetësor të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhim të pandemisë COVID-19, sot është ngritur si shqetësim edhe në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Ndërsa, anëtarët e këtij komisioni kërkuan që të rritet vigjilenca dhe përgatitjet për ballafaqimin me linë e majmunit, një sëmundje e cila tashmë ka prekur shumë vende të botës.
Anëtarë të këtij komisioni kërkuan që të ftohet për raportim, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe ai i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Armend Zemaj, nënkryetari i këtij komisioni, tha se ka tre muaj që stafi mbështetës ishte angazhuar për menaxhim të pandemisë, por nuk janë paguar.
Për këto çështje, ai kërkoi që të ftohet për raportim ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Madje, ai tha se krahas shumë shqetësimeve të tjera në këtë takim do të mund të informoheshin edhe për përgatitjet e institucioneve vendore për ballafaqimin e mundshëm me linë e majmunit.
“E kam fjalën për mos pagesën e 1 mijë e 200 profesionistëve shëndetësor të stafit mbështetës që tre muaj edhe në takimet tona fizike e kanë deklaruar që kanë shprehur pakënaqësi dhe kanë shkruar email adresat zyrtare të krerëve që nënkupton edhe tek ju si kryetar e Komisionit.
Në kuadër të kësaj po propozoj që në takimin e radhës kurdo që mbahet ta ftojmë ministrin e Shëndetësisë. Ka kohë që nuk është paraqitur para Komisionit mos të them shumë kohë, po ashtu mos të them as në seanca plenare dhe po mendoj se është mundësia e vetme që përmes Komisionit ta ftojmë këtu dhe të shohim për mbarëvajtjen në sektorin e shëndetësisë….
Është edhe sëmundja e re që paraqitur nuk kemi ndonjë komunikim zyrtar të shohim se cilat janë përgatitjet e institucioneve të Kosovës të mos të kemi ndonjë befasi ashtu sicc po dëgjojmë nëpër vendet tjera”, u shpreh Zemaj.
Edhe Shemsedin Dreshaj foli për mospagesat e mjekëve dhe infermierëve për tre muaj, por ai u shpreh Kosova teste PCR ka por nuk ka mostra për diagnostikimin dhe konfirmimin e lisë së majmunëve.
Prandaj, ai tha se nuk do që të bëjë panik, por të ngris alarm në mënyrë që Kosova të jetë e përgatitur për diagnostikim të kësaj sëmundje.
“1 mijë e 200 vetë janë 3 muaj ditë pa rroga….Pa marr parasysh që incidenca e lisë së majmunëve është e ulët në gjithë botën është një incidencë rapide e rritje pra do të thotë flasim dje kanë qenë 80 raste të konfirmuara sot në mëngjes janë 200 është rritje mbi qind për qind nuk dua të ngrisë panik por dua të bëjë një alarm në atë mënyrë që të përgatitemi për diagnostikim, por kemi por mostra nuk kemi për diagnostikim dhe konfirmim është problem”, tha ai.
Mirsad Shkreta, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh se në mungesë të një plani nga ana e bordit të ShSKUK-së, nuk po paguhen stafi shëndetësor i angazhuar në menaxhim të pandemisë.
“Politikat shëndetësor i bënë Bordi, i cili fatkeqësisht është marr vetëm me çështje që nuk i takojnë nuk është marr me çështje që duhet marr si e kanë a kanë pas nuk kanë pas plan dhe ne këtë ia kemi drejtuar ministrit, prandaj kërkoj një takim urgjent me ministrin sapo të vije që t’i adresojmë këto çështje…”, theksoi Shkreta.
E deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli kërkoi që të ftohet për raportim para Komisionit për Shëndetësi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati që të jap më shumë informacione për Ligjin e Pagave.
Ai ngriti si shqetësim grevën që po e mbajnë kardiologët invaziv të cilët nuk po pajtohen që t’i bashkohen Klinikës së Kardiologjisë derisa lista e pritjes së pacientëve është e gjatë. E për të raportuar për këtë situatë sipas tij duhet të ftohet për raportim edhe drejtori i ShSKUK-së, Valbon Kransiqi.
“Ndoshta duhet të jetë e dhe Valbon Krasniqi si drejtor i QKUK-së për të na raportuar për gjendjen në institucionet shëndetësore dhe konkretisht për një problem akut i cili është aktual dhe është problem i kardiologjisë invazive dhe kardiologjisë jo invazive, kardiokirurgjisë, ndërrimin e statutit të SHSKUK dhe problemet që kanë lindur aty dhe sa për informimin tuaj ju e dini që janë diku 14 kardiolog invaziv që grevë dhe nuk është duke punuar kardiologjia…
Sot në këto momente derisa po flasim lista e pritjes është shumë e gjatë, ndërsa karidologët invazivë nuk janë duke punuar vetëm kujdestarit po mbahen dhe kjo është e patolerueshme faji ku është unë nuk dua ta fajësoj këtë….Për këtë duhet raportuar ministri dhe Valboni pse deri tani nuk po zgjidhet ky problem”, theksoi ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-380x233.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![LSDM: Vendi ka krizë ekonomike, qeveria e Mickoskit e paaftë në menaxhim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/LSDM-380x233.png)
LSDM: Vendi ka krizë ekonomike, qeveria e Mickoskit e paaftë në menaxhim
![“Ju e keni parë transformimin e bërë në Shqipëri”, Rama thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-380x233.jpg)
“Ju e keni parë transformimin e bërë në Shqipëri”, Rama thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit
![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë
![Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxorEpWwAAf_Kj-780x439.jpg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë
![Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Policia-e-Kosoves-1-1-780x439.jpg)
Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara