LAJMI I FUNDIT:

LG G6 vjen në Evropë më 28 prill

LG G6 vjen në Evropë më 28 prill

LG ka prezantuar telefonin e tyre të ri, LG G6, para disa javëve tashmë. Konsumatorët e interesuar të blejnë pajisjen në Britani të Madhe tani kanë një datë të lansimit në këtë treg.

Clove, një shitës lokal britanez, e ka listuar LG G6 në ueb faqen e tyre nën çmimin 649 funta dhe njësitë pritet të arrijnë në dyqan më 28 prill.

Në anën tjetër, Carphone Warehouse e ka një faqe ku është i regjistruar produkti, mirëpo ende nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për shitje.


G6 vjen me ekran 5.7 inç të rezolucioneve prej 1440×2880 pikselë. Procesori që fuqizon pajisjen është Snapdragon 821, RAM memoria ka kapacitet prej 4GB ndërsa hapësira ruajtëse vjen me mundësitë e zgjedhjes mes 32GB ose 64GB.

Hapësira mund të zgjerohet përmes kartelës microSD përderisa bateria ka kapacitet prej 3,300 mAh. Sistemi me të cilin operon telefoni është Android 7.0 Nougat.