Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme që mblodhi kundërshtarët politikë dhe i detyroi ata të ishin pjesë në disa ndërveprime, disa madje jo të lehta.
Derisa bota ka shikuar bashkë rivalë dhe miq si çifti Obama, Klinton dhe Trump, derisa përshëndetën njëri-tjetrin në funeralin e tanimë të ndjerit ish-presidentit George H. W. Bush, të mërkurën, ishte pothuajse e pamundur të thuhej se çfarë thoshin me buzëqeshjet dhe buzët e tyre.
Por, tani më, një “lexues i buzëve” ka zbuluar disa nga bisedat e tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas Larry Wenig, shkëmbimet e fjalëve ishin të gjitha miqësore.
Kur ish-nënpresidenti Dick Cheney përshëndeti Barak Obamën, ai e mirëpriti atë me një buzëqeshje: “Mirë që të shoh ty z. President”.
Ndërkohë Hillary Clinton dhe Michelle Obama biseduan të qeta me njëra-tjetrën para se të uleshin në vendet e tyre.
Sipas Wenig, Hillari i tha Michelle: ‘Më pëlqen’ dhe ‘unë jam aq krenar për ju’. Nuk është e qartë se çfarë po i referohej, por gjithashtu përmendi ‘familjen’. Ka të ngjarë që ato po flisnin për librin e sapo publikuar të Michelle, “Becoming”.
Megjithatë, po sipas tij, Hillari kishte një shkëmbim pak më të ngrirë me zëvendëspresidentin Mike Pence dhe gruan e tij Karen.
Kareni dukej sikur e kishte ftuar Hillaryn për diçka dhe ajo e pranoi ftesën kur u takuan ballë për ballë, duke thënë: ‘Më ftove në një ngjarje’.
Nuk është e qartë se çfarë u tha tjetër mes tyre.
Për fat të keq, Ivanka Trump dhe Chelsea Clinton, dikur miq, tanimë armiq politikë, ishin ulur shumë larg prapa në karrige për t’u kuptuar.
Ndërsa eksperti i gjuhës së trupit Dr. Lillian Glass gjithashtu kap momentin se si ndryshoi humori kur Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump morën vendet e tyre, pranë çiftit Obama dhe Klinton.
“Ju e shihni, Obama është shumë i tensionuar. Ai ka një buzëqeshje shumë ‘mashtruese’…”.
“Sytë e tij nuk janë duke lëvizur. Michelle ka një buzëqeshje ‘mashtruese’, sytë e saj nuk janë duke lëvizur gjithashtu”. /Telegrafi/