LAJMI I FUNDIT:

Lewis Hamilton, rreziku i dublimeve!

Lewis Hamilton, rreziku i dublimeve!

Me një kampion në fuqi të Formula 1 në “pit stop” ndoshta përgjithmonë, rreziku i garave spektakolare me makina është që të ulet numri i tifozëve dhe të bjerë më shumë spektakli.

Në këtë sintezë ka arritur bosi i Formula 1 Bernie Ecclestone, që ka frikën se pas largimit të Nico Rosberg, do të duhet një tjetër pilot i fortë për të mbajtur të gjallë rivalitetin.

“Asnjë nuk do të blinte bileta për një Çmim të Madh apo të shikonte garat në televizor nëse nuk do të ishte një pilot i fortë në krah të Hamilton. jemi përballë rrezikut që Lewis të nisë t’i dublojë të gjithë gjatë garave dhe kjo do të ishte një e keqe e madhe për ne, për sportin dhe për spektaklin në tërësi”, tha Bernie Ecclestone. Britaniku ka frikën se Mercedes në fund të negociatave, do të zgjedhë një pilot të dorës së dytë për të zëvendësuar Nico Rosberg, transmeton tch.


Për Ecclestone, ky është një problem duke parë se kështu nuk do të shmanget dominimi i britanikut ambicioz që deri në fund rivalizoi për titullin në Formula 1.

“Nuk mendoj se ishte vërtet mundësia që Mercedes të firmoste me Vettel apo Alonso pasi të dy janë nën kontratë. Nëse është e vërtetë që Fernando u bë problem për shkak të Hamilton, atëherë mendoj se vepruan gabim në negociata”, tha bosi i Formula 1.

Kandidatë të ditëve të fundit për t’u ulur në makinën e lënë bosh nga kampioni i botës, janë Pascal Wehrlein dhe Valteri Botas, të dy këta pilotë, që Ecclestone mendon se nuk ofrojnë kërcënim real për një talent tashmë të regjur si Lewis Hamilton.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Kalo në kategori