Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është futur në histori të kampionatit gjerman Bundesliga.

Polaku ka pasur një stinor fantastik me Bayernin, ku në fund edhe fituan titullin e kampionit.


Përveç titullit Lewandowski ka arritur ta fitojë edhe çmimin si golashënuesi i vitit në Bundesligë.

Por kjo nuk është e tëra, pasi sulmuesi shtatgjatë ka thyer një rekord që nuk ka arritur ta bëjë askush në 53 vitet e historisë së Bundesligës.

Lewandowski është futbollisti i parë jo gjerman në histori që ka arritur të shënoi 30 gola në një kampionat.

Ish-sulmuesi i Dortmundit e përfundoi stinorin në Bundesliga me 30 gola të shënuar dhe dy asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app