LAJMI I FUNDIT:

As Lewandowski dhe as Haaland, Paul Merson mendon se Kane është sulmuesi më i mirë në botë

As Lewandowski dhe as Haaland, Paul Merson mendon se Kane është sulmuesi më i mirë në botë

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është cilësuar si qendërsulmuesi më i mirë në botë përpara Robert Lewandowskit të Bayern Munich dhe Erling Haaland të Borussia Dortmund nga ish-lojtari i njohur anglez, Paul Merson.

Marrëveshja aktuale e Kane do të skadojë në vitin 2024, por e ardhmja e tij në klub mbetet në dyshim mes mungesës së trofeve nga Tottenham.

Reprezentuesi anglez tashmë është vlerësuar nga tifozët si lojtari më i mirë në futboll që nuk ka fituar asnjë trofe të madh në karrierën e tij.


Kështu, legjenda e Arsenalit, Merson, 52 vjeç, ka thënë se ai dëshiron ta shohë Kane duke mbyllur karrierën duke fituar gjëra sepse ai është një lojtar i veçantë.

“Mendoj se ai është qendërsulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Merson, i cili tani luan rolin e ekspertit tek Sky Sport.

“Unë dua të shoh Harry Kane të përfundojë karrierën e tij duke fituar gjëra sepse ai është një lojtar i veçantë”.

“Në fund të karrierës tuaj, ju doni të shikoni prapa në gjërat që keni fituar. Tottenhami është një klub i shkëlqyeshëm dhe i drejtuar mirë, por nuk jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje të bëjë atje”, përfundoi ish-legjenda e Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

La Liga
Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Ndërkombëtare
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Kalo në kategori