Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka akuzuar qeverinë komunale për keqpërdorimin e fondeve publike përmes kurdisjes së tenderëve.
Sipas shefit të grupit të këshilltarëve të LVV-së në Kuvendin e Prizrenit, Karanfil Haxhillari si shembuj ilustrues lidhur me këto dyshime janë përzgjedhur tenderët për dy projekte kapitale, ku ka dallime në çmimet e produkteve të njëjta, raporton Telegrafi.
“Në tenderin e shtratit të Lumbardhit, kontrata është nënshkruar me operatorin ekonomik me 4 mars 2024 me vlerë prej 2 milionë e 200 mijë euro. Vet titulli i tenderit tregon mjaft, pra fillon nga Ura afër Kampusit universitar dhe thotë në vazhdim të rrjedhës, pra deri ku e sa metra del ku të del fitimi”, ka thënë Haxhillari.
Ai ka shtuar se kontrata për ndërtimin e katër parqeve është nënshkruar me 4 tetor 2023, me vlerë prej afër 300 mijë eurove.
“Në tender gjendet edhe rregullimi i Parkut te Çerdhja ‘Yllka’, por ama ajo pronë tashmë i është ndarë një organizate joqeveritare për të ndërtuar objektin për kuzhinë të ushqimit falas. Shtrohet pyetja, parat e paguara për park ku shkuan? Shtoja këtu që vetëm dizajnimi i këtyre parqeve Komunës së Prizrenit i ka kushtuar 23 mijë e 500 euro”, ka deklaruar Haxhillari.
Tutje ka theksuar se krahasimi i paramasave tek tenderi për ndërtimin e shtratit të Lumbardhit dhe ai për ndërtimin e katër parqeve në qytetin e Prizrenit vënë në pah dallimet e mëdha në çmime për produktet e njëjta, raporton Telegrafi.
“Një ulëse në tenderin për ndërtimin e 4 parqeve kushton 250 euro, kurse në tenderin tjetër të shtratit të Lumbardhit e njëjta ulëse kap vlerën 500 euro. Ulësja tjetër në tenderin e parë është 550 euro, kurse në tenderin tjetër e njëjta kushton 1 mijë e 700 euro. Parkingu për biçikleta te tenderi për ndërtimin e 4 parqeve kushton 400 euro, kurse e njëjta te tenderi tjetër kushton 1 mijë e 200 euro. Koshi për mbeturina te tenderi i parë kushton 150 euro, kurse te e dyta, koshi i njëjtë është 350 euro. Pra materialet e njëjta, çmimet e ndryshme. Tenderët e një qeverie, por me dallime drastike”, ka thënë Haxhillari.
Ai ka shprehur qëndrimin se këto raste duhet të hetohen nga Prokuroria e Shtetit, lidhur me “dyshime të bazuara për korrupsion dhe keqpërdorim”.
Haxhillari ka pohuar se ka edhe tenderë tjerë me kritere diskriminuese dhe ku punët nuk janë kryer me cilësi të duhur.
Komuna e Prizrenit deri më tani nuk ka reaguar në lidhje me këto pretendime të opozitës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Disa fshatra dhe lagje të Prizrenit mbesin pa ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike

Autostrada Biennale në edicionin e pestë ndërthur të shkuarën dhe të tashmen përmes artit bashkëkohor

Shtëpia e Vehbi Haxhiut sipas QRTK-së në Prizren do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Protesta masive në Serbi - gjithçka ndodhi dhe po ndodh atje, minutë pas minute

Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës