Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi, duke thënë se nëse arrijnë ta formojnë qeverinë tri partitë opozitare, bashkëjetesa ndëretnike në Mal të Zi, do të pamundësohet dhe shqiptarët duhet të mendojnë për orientime të reja.
Sipas një postimi në rrjetin e tyre social në Facebook, LVV shkruan se me flamuj të Serbisë dhe thirrje raciste antishqiptare, Mali i Zi ndodhet para ndryshimeve të mëdha si pasojë e zgjedhjeve të së dielës.
Tutje LVV-ja thekson se në Ballkan tashmë ndodhet Kaliningradi rus, në Republikën Serbe të Bosnje Hercegovinës dhe se nuk ka nevojë për Kaliningradë të rinj.
Lexoni më poshtë postimin e tyre të plotë:
Hovi i hegjemonizmit serb
Me flamuj të Serbisë, me thirrje raciste antishqiptare, me parulla kundër Kosovës e për Rusinë, me liturgji politike të Amfilohije Radoviqit në funksion të shovinizmit, Mali i Zi ndodhet para ndryshimeve të mëdha si pasojë e zgjedhjeve të së dielës, fushata për të cilat ishte shumë më e gjatë sesa ajo zyrtare dhe shumë më e gjerë sesa vetëm në Mal të Zi.
Tri parti opozitare pritet të formojnë koalicionin e ri qeverisës me kabinet ekspertësh. Partia më e madhe aty “Fronti Demokratik” dhe ajo e dyta “Paqja është kombi ynë” janë pro-serbe. Kreu i “Frontit Demokratik” as vetë nuk e kishte pritur rezultatin e lartë prej 32,5%, duke konfirmuar kështu se kjo fitore nuk ishte njëmend e tyre, dhe se në fakt, janë Kisha Ortodokse Serbe dhe Beogradi ato që u përfshinë në garë.
Në Ballkan tashmë ndodhet Kaliningradi rus, në Republikën Serbe të Bosnje Hercegovinës. Nuk kemi nevojë për Kaliningradë të rinj. Nëse arrijnë ta formojnë qeverinë këto tri parti, atëherë bashkëjetesa ndëretnike në Mal të Zi, edhe ashtu e brishtë, do të pamundësohet dhe shqiptarët duhet të mendojnë për orientime të reja.
Që nga zgjedhjet e fundit të mbajtura para dy muajve, 3/4 e Kuvendit të Serbisë është në duart e Vuçiqit. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit atje janë nga e njëjta parti politike. Serbia nuk është shtet demokratik. Homogjenizimi nacional i elektoratit serb është fort i ngjashëm me atë nga fundi i viteve ’80. Ky homogjenizim me pushtet autoritar, frymë religjioze dhe përmbajtje ultra-konservatore po përkthehet në hegjemonizëm rajonal.
Federata Ruse është përcaktuar për serbët si satelit të saj në Ballkan, andaj situata politike ngjan më shumë si ajo në prag të Luftës së Parë Ballkanike sesa si ajo pas Paqes së Shën Stefanit. NATO-ja dhe BE-ja nuk bën t’i ngjajnë Perandorisë Osmane në dekadën e saj të fundit. Ato nuk guxojnë të mjaftohen me paqen dhe sigurinë në Maqedoninë e Veriut, duke e reduktuar aty krejt paqen dhe sigurinë rajonale.
Shqiptarët duhet të faktorizohen për ta balancuar Serbinë. Nuk mund të ecim në shekullin XXI me këto shtetet tona të dobëta që udhëhiqen nga politikanë karagjozë e të korruptuar. Ata nuk gëzojnë autoritet dhe besim te shqiptarët, andaj ishte e kotë, në mos kundër-produktive, thirrja e tyre e përsëritur për të votuar në Mal të Zi njërin koalicion shqiptar. Kosova e Shqipëria duhet ta bëjnë bashkimin ekonomik dhe ta unifikojnë politikën e jashtme e të sigurisë, dhe jo të vrapojnë pas Vuçiqit për Mini-Schengen Ballkanik apo për njohje me ‘Zajednicë’.
Në fillim të shekullit XX, Rusia cariste synonte një Aleancë Ballkanike kundër perandorive Austro-hungareze dhe Osmane. Këto dy perandori nuk ekzistojnë më. Shqiptarët atëbotë bënë më së shumti rezistencë dhe organizuan më së shumti kryengritje por ngelën me një shtet që nuk përthekonte as një të tretën e trojeve të cilat asokohe banoheshin prej kombit tonë. Një shekull më vonë, e në prag të dekadës së tretë të shekullit XXI, na nevojitet një Aleancë Ballkanike, por kësaj radhe përballë hegjemonizmit të Serbisë dhe imperializmit të Rusisë.
Ne shqiptarët jemi në qendër. Në njërin krah kemi kroatët e në tjetrin bullgarët. Bashkë me ta, por edhe me Sarajevën, Podgoricën dhe Shkupin zyrtar, mund e duhet ta krijojmë Aleancën 3+3, që të ruajmë paqen, të fitojmë Evropën e të forcojmë NATO-n, që të mos e harrojmë shekullin e kaluar e që të mos gabojmë në këtë shekull, pa inat ndaj të tjerëve e për hir të vetes tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë