LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja “Protestoj” nuk është e regjistruar?

Lëvizja “Protestoj” nuk është e regjistruar?

Kërkesat e “Protestoj” janë gati se identike me ato të liderit të LSDM, Zoran Zaev. Kërkesat e tyre janë shtyrja e zgjedhjeve për një afat të pacaktuar, formimi i qeverisë kalimtare, reformat në media, si dhe pastrimi i Listës zgjedhore, shkruan Telegraf, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lëvizja qytetare „Protestoj”, e cila paraqitet si organizator i protestave në Shkup, nuk është e regjistruar askund, thonë anëtarët e lëvizjes. Ata theksojnë se nuk shohin nevojë të regjistrohen dhe se nuk dëshirojnë të eksponohen.

– Funksionojmë si iniciativë joformale qytetare. E shfrytëzojmë të drejtën për protestë si të gjithë qytetarët tjerë. Nuk dëshirojmë të eksponohemi si liderë, por si grup – thotë, Vladimir Delev, anëtar i „Protestoj”.


Iniciativa qytetare paraqitet para këshillit të komunës dhe Qytetit të Shkupit, me propozim të 100 qytetarëve.

Në protestat, që janë në organizim të “Protestoj”, deri më tani kanë ndodhur disa incidente serioze, siç është shkatërrimi i zyrës së presidentit Ivanov, gjuajtja me gurë e Ministrisë së drejtësisë si dhe hedhja me ngjyrë drejt ndërtesës së Ministrisë për kulturë dhe “Portës së Maqedonisë”.

Gjatë protestave të mbrëmshme u godit monumenti „Prometeu”, si dhe ndërtesa e Qytetit të Shkupit, mbi të cilët u hodh me ngjyrë dhe me vezë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori