LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja për Bashkim mbështet iniciativën e Thaçit për ushtrinë

Lëvizja për Bashkim mbështet iniciativën e Thaçit për ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e dorëzoi në Kuvendin e Kosovës projektligjin i cili, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, do të krijojë bazën ligjore për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë ushtarake profesionale.

Lëvizja për Bashkim, thotë se është e vetëdijshme që opsioni më i mirë do të ishte transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç është e vetëdijshme edhe që ky veprim përmes këtij procesi, për shkak të destruktivitetit të përfaqësuesve politikë të pakicës serbe, është pothuajse i pamundur për momentin.

Prandaj, vlerëson LB, institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojnë që shteti i Kosovës në vazhdimësi të mbetet peng i tekeve të forcave politike të cilat dirigjohen nga Beogradi, e që në rastin konkret kanë dalë hapur kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.


“Situata e tanishme jo vetëm që e vë Kosovën në një situatë të pabarabartë me shtetet e tjera, por njëkohësisht edhe i degradon përpjekjet e ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së për ta ngritur këtë mekanizëm në një ushtri, gjë për të cilën kanë punuar në vazhdimësi me përkushtim e sakrificë”, konsideron LB.

Në rrethanat aktuale, thuhet në një komunikatë të LB-së, të paqartësive dhe një destabilizimi të vazhdueshëm në rajonin tonë, është e domosdoshme që Kosova të ketë ushtrinë e vet.

“Kjo bëhet edhe më e nevojshme duke pasur parasysh faktin që me statusin aktual FSK nuk mund të avancojë në bashkëpunimin institucional me NATO-n. Andaj, shfrytëzimi i të gjithë mekanizmave ligjor dhe veprimi me konsensus politik në këtë çështje është jo vetëm i domosdoshëm por edhe çështje urgjente”, thuhet më tej në komunikatë.

Duke qenë kështu, Lëvizja për Bashkim përkrah nismën ligjore për ndërrimin e misionit të FSK-së dhe inkurajon të gjithë faktorët relevantë në këtë proces që ta bëjnë punën e tyre me përkushtim në mënyrë që ky proces të përfundojë me sukses. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori