LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Do ta kontaktojmë secilin votues sesi të rikthehet në listën e votimit

Lëvizja Besa: Do ta kontaktojmë secilin votues sesi të rikthehet në listën e votimit

Lëvizja Besa në një komunikatë drejtuar Telegrafi Maqedoni, njofton se Kryetari i Besës, Bilall Kasami, u është drejtuar me letër KSHZ-së, Avokatit të Popullit dhe organizatave për të drejtat e njeriut.

‘Ditë më parë Lëvizja Besa ishte zotuar publikisht se do të fillojë ta realizojë një aksion të gjerë për ta shpëtuar votuesin shqiptar, kjo për shkak të mundësisë së fshirjes nga lista e shpallur me 40 mijë persona të kontestuar nga KSHZ-ja. Kështu, mes tjerash, aktivistët e BESËS do ta kontaktojnë secilin votues të asaj liste dhe do t’ia dorëzojnë një fletushkë me udhëzime se si të
rikthehet në listën e votimit, por edhe t’i ndihmojnë që ai ta realizojë këtë detyrë.

Në vazhdën e këtij aksioni gjithëpërfshirës dje kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, u ka dërguar nga një letër Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Avokatit të Popullit dhe organizatave për të drejtat e njeriut, si ODIHR, HRW, TIM dhe Komitetit të Helsinkut, në të cilat ka shpjeguar se me listën e personave që fshihen nga lista zgjedhore, shkaktohet diskriminim i madh ndaj të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, pas kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, ka rezultuar se ndër personat potencialë, që janë vendosur në këtë listë për fshirje, një numër i madh i tyre janë persona dhe qytetarë realë, madje shumë prej tyre edhe familjarë të drejtuesve dhe aktivistëve të Besës.


Po ashtu në emër të kryetarit të Besës, Kasami, është ngritur një nismë deri te Gjykata Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të KSHZ-së për ta kontestuar të drejtën e votës, e cila është e garantuar për çdo qytetar si e drejtë e pamohueshme kushtetuese, ligjore dhe njerëzore’, thuhet në komunikatën e Lëvizjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori