LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa kërkon dorëheqjen e Burim Sejdinit: Të japë dorëheqje urgjente dhe të flas kush qëndron pas tij dhe kënd e mbron ai

Lëvizja Besa kërkon dorëheqjen e Burim Sejdinit: Të japë dorëheqje urgjente dhe të flas kush qëndron pas tij dhe kënd e mbron ai

Lëvizja Besa kërkon që kryetari i Gjykatës Administrative të hapë dorëheqje dhe të përgjigjet për shkeljet që i ka bërë dhe se, siç thonë nga kjo parti, kënd e ka mbrojtur ai për kaq vite me radhë.

“Akuzat ndaj tij janë aq serioze saqë dëshmojnë saktë të gjitha arsyet pse qytetarët nuk u besojnë gjykatave. Nëse të punësuarit e GJ.A. dëshmojnë se është keqpërdorur sistemi AKMIS, kjo nënkupton se lëndët ku qytetarët dhe bizneset kanë kërkuar drejtësi, u janë lënë në dorë gjykatësve që e kanë ditur se kënd duhet të mbrojnë e kënd të dëmtojnë. Pasi të punësuarit e GJ.A. dëshmoj për punësime të dyshimta si nënë dhe bijë, kjo flet për nepotizmin dhe keqpërdorimin e pozitës për interesa të ngushta personale. E kur të punësuarit e GJ.A. thonë se lëndët “fshihen ndër tepih”, atëherë me siguri mbrohen interesat e klaneve dhe të fortëve të pushtetit, ose për përfitime të majme personale”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Ata shtojnë se Burim Sejdini deri sa ka mbajtur postin e Gjykatës Administrative, ai ka qenë i paguar edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe ku këto informacione u publikuan në opinion, ai nuk u shkarkua, por u rizgjodh për kryetar gjykate.


“Kjo është pasqyra e qartë e gjyqësorit në vendin tonë, e gjyqësorit të kapur nga pushteti BDI-LSDM. Andaj, ftojmë dhe inkurajojmë institucionet përkatëse si MPB-në, Policinë Financiare, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorinë përkatëse që të marrin të gjitha hapat e nevojshëm dhe të zbardhin çdo dyshim mbi kryetarin e Gjykatës Administrative, të shqyrtohen të 190 lëndët e vjetërsuara dhe arsyet pse janë lënë të vjetërsohen. Dhe zgjidhja e të gjithë këtyre skandaleve janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me pushtetin e BDI-LSDM nuk ka drejtësi, nuk ka BE, por vetëm skandale, krim dhe korrupsion”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori